Punonjësit e udhëzuar nga kompanitë në vendet e treta

ÇFARË

Punëdhënësi për një kohë të caktuar mund të dërgojë punonjësin në një vend tjetër për të punuar në atë vend (udhëzimi i një punëtori për të punuar në një vend tjetër). Shërbimet që përdorin punëtorët e dërguar në Slloveni duhet të kryhen në përputhje me kushtet minimale të punës dhe punësimit në përputhje me legjislacionin slloven dhe marrëveshjet kolektive. Kur jeni i dërguar në një vend tjetër, punëdhënësi juaj duhet të respektojë rregullat mbi marrëdhëniet e punësimit të këtij vendi: periudhat më të gjata të punës dhe kohën minimale të pushimit, pagesën minimale të pushimit vjetor, pagën minimale (duke përfshirë punën jashtë orarit), shëndetin dhe sigurinë në punë, mbrojtjen e grave shtatëzënë apo të grave që sapo kanë lindur si dhe trajtimin e barabartë midis burrave dhe grave.

KUSH

Punonjës i udhëzuar” jeni, nëse zakonisht punoni në një vend, por përkohësisht bëni punën tuaj në një vend tjetër (deri në dy vjet). Ju mund të jeni punonjës i dërguar nga punëdhënësi juaj ose i vetëpunësuar.

SI

Për të kryer shërbime përmes punonjësve të udhëzuar në Slloveni, punëdhënësit, të cilët janë të lajmëruar në shtetet anëtare të BE-së dhe që dëshirojnë të ju transferojnë në Slloveni janë të obliguar që pranë Entit të Republikës së Sllovenisë për punësim, përmes formularit elektronik (i cili është në dispozicion vetëm në sllovenisht) të paraqesin një deklaratë për kryerjen e shërbimeve. Nëse kompanitë nga BE, ZEE dhe Zvicra duan të përdorin punëtorët e udhëzuar gjithashtu duhet që pranë Entit të Republikës së Sllovenisë për punësim të regjistrojnë nisjen e punës së udhëzuar. Rregulli vlen edhe për kompanitë e vendeve të treta që ofrojnë shërbime afatshkurtre në Slloveni, të cilat përfshijnë furnizimin e mallrave dhe shërbimeve duke përdorur punonjësit e udhëzuar. Nëse punonjësi i udhëzuar është shtetas i një vendi të tretë, ai duhet të sigurojë lejen e  njëtrajtshme të qëndrimit dhe punës me qëllim të ofrimit të shërbimeve ndërkufitare. Aplikimi duhet të dorëzohet në misionin diplomatik ose konsullor të Republikës së Sllovenisë jashtë vendit nga punëdhënësi ose vetë i huaji.

Punëdhënësi mund ta paraqesë atë edhe në njësinë administrative ku banon punonjësi, ose në njësinë administrative ku është selia e punëdhënësit ose aty ku do të kryhen shërbimet. Nëse i huaji ka një pasaportë të vlefshëm dhe mjete të mjaftueshme për të qëndruar, dhe sigurim shoqëror në vendin prej nga është i udhëzuar, atij i lëshohet ​​leja e njëtrajtshme për qëndrim dhe punë për një periudhë të specifikuar në kontratë ose në dokumentin e udhëzimit, më së shumti për një periudhë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

Para se të ju udhëzojnë në vendin e punës, ju duhet të plotësoni Formularin A1. Ky formular dëshmon që ju në shtetin ku jeni i punësuar jeni i regjistruar në sistemin e sigurimit shoqëror. Formularin A1 ndoshta do duhet ta dorëzoni tek autoritetet në çdo kohë gjatë kohës së udhëzimit. Më shumë informacion në lidhje me udhëzimin e punonjësve mund të gjeni në lidhjet e mëposhtme:

(në anglisht dhe sllovenisht): http://www.mddsz.gov.si/en/areas_of_work/labour_relations_and_labour_rights/employment_relationships/posted_workers/
(në anglisht dhe sllovenisht): http://www.napotenidelavci.si/en/posting-to-slovenia/

Informacion të dobishëm në lidhje me punonjësit e udhëzuar në industrinë e ndërtimtarisë ju gjithashtu mund të gjeni edhe këtu (në anglisht, slovenisht, gjermanisht dhe kroatisht): http://www.posting-workers.eu/countries/slovenia.aspx

Listën e  njësive administrative e gjeni këtu (vetëm sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

KU

Ministria e Punës, Familjes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta
Kotnikova 28, 1000 Ljubljana
Nr. i telefonit: +386 1 369 7649
http://www.mddsz.gov.si
E-posta: gp.mddsz@gov.si
Lista e institucioneve të lidhura me udhëzimin e punonjësve (në sllovenisht):  http://www.napotenidelavci.si/sl/pristojne-institucije-in-interesna-zdruzenja/

 

KUJDES

Nëse mendoni se janë shkelur të drejtat e juaja, kontaktoni inspektoratin e mëposhtëm:

  • Inspektorati i Republikës së Sllovenisë për punë
    Verovškova ulica 64a, 1000 Ljubljana
    Tel. nr.: +386 1 280 36 60
    http:/0/www.id.gov.si

E-mail: gp.irsd@gov.si

  • Zyra e Këshillimit për Punonjësit (Counselling Office for Workers)

Dalmatinova ulica 4, 1000 Ljubljana
Tel. nr.: +386 1 434 12 10 dhe 080 14 34
http://www.delavskasvetovalnica.si/
E-mail: info@delavskasvetovalnica.si

  • Asociacioni i Sindikatave të Lirë të Sllovenisë – ZSSS
    Dalmatinova ulica 4, 1000 Ljubljana
    Tel. nr.: +386 1 434 12 00
    https://www.zsss.si/english/
    E-mail: zsss@sindikat-zsss.si