Punësimi i shtetasve të vendeve të treta

Llojet e lejeve të qëndrimit dhe lejeve të punës

ÇFARË

Një leje pune në Slloveni lidhet drejtpërdrejt me një leje qëndrimi.

Për të filluar të jetoni dhe të punoni në Slloveni, duhet të aplikoni për një nga lejet e mëposhtme:

  • Leje e njëtrajtshme qëndrimi dhe pune,
  • Karta Blu e BE-së,
  • Leje pune për shtetasit e BiH.

Për të marrë leje të njëtrajtshme qëndrimi dhe pune ose kartë blu të BE-së, duhet të aplikoni në misionin diplomatik të Republikës së Sllovenisë para se të hyni në Slloveni. Megjithatë, punëdhënësi mundet, në bazë të autorizimit të të huajit, të paraqesë një kërkesë në njësinë administrative.
Në rastin e punësimit të shtetasve të BiH, punëdhënësi juaj duhet të aplikojë për një leje pune në Slloveni dhe të paguajë shpenzimet e procedurës. Aplikimi dorëzohet në Entin për Punësim të RS-së.
Në disa raste do ju nevojitet një leje pune e veçantë (leje pune për punëtorët sezonalë në rast të një kontrate të lidhur).
Ju keni qasje të lirë në tregun e punës në Slloveni nëse:

  • jeni mbajtësi i një leje qëndrimi të përhershëm,
  • jeni mbajtës i lejes së qëndrimit të përkohshëm, por njëkohësisht jeni një i huaj me origjinë sllovene, një anëtar i familjes së shtetasve sllovenë, viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore ose viktima të punës ilegale,
  • keni dorëzuar kërkesën për vazhdimin e lejes së qëndrimit tuaj.

Qasje e lirë në tregun e punës është gjithashtu e mundur për:

  • personat me mbrojtje ndërkombëtare (statusin e refugjatit ose mbrojtjen subsidiare) dhe anëtarët e familjes së tyre (bashkimi familjar),
  • personat me mbrojtje të përkohshme,
  • aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare (nëntë muaj pas dorëzimit të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare).

Qasja e lirë në tregun e punës do të thotë që ju mund të punësoheni dhe punoni nën të njëjtat kushte si shtetasit slloven dhe punëdhënësi juaj nuk ka nevojë për leje pune të posaçme.

 

Për më shumë informacion mbi lejet e qëndrimit, shih Kapitullin 1. “Arritja dhe Qëndrimi”.