Blerja e pasurive të patundshme në Slloveni

ÇFARË

Nëse nuk jeni shtetas slloven, vlejnë kushtet e veçanta për blerjen e një pronë në Slloveni.

KUSH

Në Slloveni mund të bëheni pronar i një prone vetëm në kushte të reciprocitetit. Kjo do të thotë që nëse një shtetas slloven mund të trashëgojë një pasuri të patundshme në një vend të huaj, një qytetar i atij vendi mund të trashëgojë një pasuri të patundshme në Slloveni. Reciprociteti është parimi që Ministria e Drejtësisë shqyrton në bazë të Aktit të Njohjes së Reciprocitetit, për çdo përpjekje nga një shtetas që nuk është anëtar i BE-së për të blerë pasuri të patundshme, kërkohet një aplikim i ri për të konstatuar reciprocitetin që duhet të dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë. Pra, përgjigja në pyetjen e pronësisë varet nga nënshtetësia e blerësit që dëshiron të blejë një pronë në Slloveni:

  • Shtetasit e Shteteve Anëtare të BE-së dhe EEA mund të blejnë pasuri të patundshme nën të njëjtat kushte si qytetarët sllovenë.
  • Shtetasit e SHBA-së si rezultat i një marrëveshjeje ndërkombëtare mbi tregtinë dhe lundrimin mund të blejnë pasuri të patundshme pa kufi.
  • Shtetasit e Zvicrës mund të blejnë pasuri të patundshme vetëm nëse kanë një leje të vlefshme C ose leje qëndrimi të përhershëm.
  • Shtetasit e vendeve kandidate të BE-së mund të paraqesin një kërkesë pranë Ministrisë të Drejtësisë për të marrë lejen për blerjen e një prone në Slloveni.
  • Shtetasit e shteteve të tjera mund të blejnë pasuri të patundshme në Slloveni vetëm nëpërmjet një personi juridik të regjistruar në Slloveni, nëse atyre u është dhënë shtetësi për shkak të lidhjes martesore ose nëse e trashëgojnë atë, me kusht që të plotësohet kushti i reciprocitetit.

SI

Para blerjes së një prone në Slloveni, blerësi duhet të marrë:

  • Numrin slloven tatimot,
  • EMŠO (që është një numër i krahasueshëm me numrin e sigurimeve shoqërore) nga autoriteti lokal në vendin ku gjendet prona.

Procesi zgjat rreth tre ditë. Rekomandohet përdorimi i agjentëve të regjistruar për patundshmëri me licencë. Agjenti juaj do të kontaktojë shitësin dhe do të paraqesë ofertën e tij për ju. Nëse pranohet nga blerësi, agjenti siguron kontratën dhe përkthimin e saj. Zakonisht me nënshkrimin e saj paguhet dhjetë përqindë avans.
Pastaj, bëhet një kërkim për të drejtën e pronësisë. Regjistri i patundshmërive në Slloveni përdor një sistem të modernizuar, prandaj është e lehtë të kryhet një kontroll i kujdesshëm dhe zgjat vetëm dy ditë pune. Nëse vendosni ta bëni këtë vetëm ose nëse kjo bëhet nga agjenti për ju, sigurohuni që të gjitha dokumentet të jenë të përkthyera, pasi kjo do të shmangë vështirësitë.

Së fundi, agjenti duhet të përgatisë një kopje të re të ekstraktit nga regjistri i patundshmërive, një vërtetim nga komuna se ai nuk ushtron asnjë të drejtë komunale ndaj pasurive të paluajtshme dhe të vlerësojë zyrtarisht pagesën e duhur të taksave. Pasi të kryhen të gjitha këto pune, blerësi ja paguan shitësit shumën tjetër të patundshmërisë.

KU

Ministria e Drejtësisë, Župančičeva 3, 1000 Ljubljana, T: +386 1 369 5342, E: gp.mp@gov.si, http://www.mp.gov.si

KUJDES

Informacionin nga regjistri i patundshmërive mund të merrni edhe vetë nëse regjistroheni në faqen e internetit të Regjistrit elektronik të patundshmërive dhe nëse e dini adresën e saktë të pronës (në sllovenisht) http://www.sodisce.si/javne_knjige/zemljiska_knjiga/