Vërtetime të rëndësishme

Ekstrakt nga Regjistri i lindjes

ÇFARË

Ekstrakti nga regjistri qëndror i lindjes është një dokument, i cili lëshohet për të regjistruar lindjen e personit, duke përfshirë emrin, gjininë, vendin dhe datën e lindjes, kombësinë dhe emrin e prindërve. Të gjithë fëmijët e lindur në Slloveni regjistrohen në regjistër menjëherë pas lindjes së tyre në spitalin e lindjes, ku nëna nënshkruan deklaratën mbi emrin dhe adresën e fëmijës. Nëse nëna e fëmijës është e martuar, burri i saj automatikisht evidentohet si babai i fëmijës. Lindja e fëmijës evidentohet në regjistër pavarësisht nga shtetësia e prindërve të tij.

KU

Për ekstraktin tuaj të lindjes mund të aplikoni në cilëndo njësi administrative.
Listën e njësive administrative mund ta gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

Ekstrakt nga Regjistri i lidhjeve martesore

ÇFARË

Një martesë ligjore vërtetohet në bazë të një ekstrakt nga regjistri qëndror.
Ekstrakti nga regjistri qëndror i lidhjeve martesore përfshin informacionin për të dy bashkëshortët (emri, data dhe vendi i lindjes), vendi dhe data e lidjes martesore dhe përdorimi i mbiemrit pas lidhjes martesore.

KU

Për ekstraktin e lidhjes martesore  mund të aplikoni në cilëndo njësi administrative.

Listën e njësive administrative mund ta gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

Ekstrakt nga Regjistri i lidhjes së partneritetit

ÇFARË

Partneriteti i të njëjtit seks midis dy burrave apo dy grave dëshmohet në bazë të ekstraktit nga regjistri qëndror. Ekstrakti mbi lidhjen e partneritetit përfshin informacionin për të dy partnerët (emri, data dhe vendi i lindjes), vendi dhe data e lidhjes së partneritetit dhe përdorimi i mbiemrit pas lidhjes së partneritetit.

KU

Për ekstraktin mbi lidhjen e partneritetit mund të aplikoni në cilëndo njësi administrative.
Listën e njësive administrative mund ta gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

Ekstrakt nga regjistri i vdekjeve

ÇFARË

Të gjitha vdekjet e shtetasve sllovenë, pavarësisht nëse vendi i vdekjes është në Slloveni ose jashtë saj, dhe të gjitha vdekjet e shtetasve të huaj në Slloveni, evidentohen në regjistrin e vdekjeve.
Ekstrakti përfshin emrin e personit të vdekur, vendbanimin e tij të fundit, kohën dhe vendin e vdekjes dhe informacionin e fundit për bashkëshortin/partnerin nëse personi i vdekur ishte i martuar.

KU

Për ekstraktin nga regjistri i vdekjeve mund të aplikoni në cilëndo njësi administrative.
Listën e njësive administrative mund ta gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

Certifikatë nga evidenca penale

ÇFARË

Certifikata nga evidenca penale është një dokument zyrtar që përmban informacion mbi të gjitha dënimet e regjistruara të një personi të caktuar.
Për këtë dokument do të keni nevojë kur të aplikoni për një leje qëndrimi, për pranim në shtetësi ose për vende të caktuara pune apo për ngritjen e një biznesi në Slloveni. Ky dokument gjithashtu mund të kërkohet edhe nga vendi i juaj i origjinës (lënia e shtetësisë, shtetësi e dyfishtë).
Të huajt në Slloveni mund të marrin një vërtetim nga evidenca penale për periudhën brenda të cilës kanë qëndruar në Slloveni, por vetëm nëse kanë një numër unik të regjistrimit të qytetarëve (EMŠO).

KU

Aplikimi për marrjen e këtij dokumenti për periudhën në të cilën keni banuar në Slloveni, mund të bëhet pranë Ministrisë së Drejtësisë:
Župančičeva 3
1000 Ljubljana

Aplikimi përmes internetit është gjithashtu në dispozicion në portalin E-Administrata (në sllovenisht): http://www.mp.gov.si
Nëse dëshironi të merrni një certifikatë nga evidenca penale në vendin tuaj, interesohuni se cili autoritet në vendin tuaj të origjinës është përgjegjës për lëshimin e këtij dokumenti.

 

Certifikata nga evidencat publike

ÇFARË

Autoritetet shtetërore në Slloveni mbajnë shënime zyrtare për informacione të ndryshme (regjistri i patundshmërive, regjistri i biznesit, etj.) dhe në lidhje me këtë informacion lëshojnë dokumente publike (ekstrakte, certifikata) Për vërtetime/certifikata të ndryshme nga evidencat publike mund të aplikoni, nëse informacioni që ju e kërkoni ka të bëj me ju – kjo dmth që ju duhet të keni një interes ligjor për të marrë informacionin e kërkuar. Për të paraqitur kërkesën për lëshimin e certifikatave të tilla duhet të dorëzoni letërnjoftimin ose pasaportën.

KU

Kërkesën për lëshimin e një certifikate nga të dhënat publike mund ta dorëzoni në çdo njësi administrative në Slloveni ose pranë autoritetit të caktuar shtetëror, i cili mbanë informacionin që ju nevojitet (gjykata, regjistri i bizneseve të Sllovenisë etj.).
Lista e njësive administrative mund të gjendet këtu (në gjuhën sllovene): http://www.upravneenote.gov.si/