Të drejtat e pacientëve dhe mbrojtja

ÇFARË

Kujdesi i barabartë, adekuat, cilësor dhe i sigurt duhet t’u sigurohet të gjithë pacientëve. Të drejtat më të rëndësishme të pacientëve janë:

  • E drejta për qasje në ofrimin e shërbimeve parandaluese
  • E drejta për qasje dhe trajtim të barabartë
  • E drejta për zgjedhje të lirë të mjekut dhe ofruesit të shërbimit shëndetësor
  • E drejta për një shërbim adekuat, të cilësisë së lartë dhe të sigurt
  • E drejta e respektimit të kohës së pacientëve
  • E drejta për informim dhe bashkëpunim
  • E drejta për të marrë vendime të pavarura mbi trajtimin mjekësor
  • E drejta për të rishikuar vullnetin e shprehur më parë
  • E drejta për parandalimin dhe lehtësimin e vuajtjeve
  • E drejta për një mendim të dytë
  • E drejta e qasjes në dosjet mjekësore
  • E drejta për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Çdo e drejtë përshkruhet më tej (në anglisht) këtu: http://www.nkt-z.si/wps/portal/nktz/home/healthcare/rights%26obligations/rights/!ut/p/Z1/lZDNDoIwEISfyOxUfuRak6ZUlCZiEfdiOBBDIuDBGB9fwtFoxb1tMt_szBJTRdzXj_ZS39uhr6_jfuL4HApldGBhkO8BqTOUWxXC2oCOkyDGTqYGIrUHG8CUGygd5UtkIfFffJLF65FXFi6SQheYx-PLyJm8R8B – 6LpRw-eZL4Wv3zYH1S8n_jwaF-GBCvK06Fr6NY556qnac1CvgAVFajI/dz/D5/L2dBISEvZ0FBIS9nQSEh/

Nëse besoni se të drejtat tuaja janë shkelur, mund të parashtroni ankesë pranë Avokatit të të drejtave të pacientëve (zastopnik pacientovih pravic). Avokati i të drejtave të pacientëve është në dispozicion për:

  • Dhënien e informacioneve për të drejtat e pacientëve;
  • Të ofrojë ndihmë profesionale dhe të japë udhëzime në fushën e ushtrimit të të drejtave të pacientëve dhe aktiviteteve mjekësore.

Obligimet më të rëndësishme të pacientëve janë: të marrin pjesë aktive në trajtimin e tij ose të saj, ndjekja e udhëzimeve të dhëna nga stafi mjekësor, dhënia e informacioneve të sakta mbi gjendjen e tij mjekësore, informimi i stafit mjekësor për çdo ndryshim të papritur në gjendjen shëndetësore, trajtimi i personelit mjekësor dhe pacientëve të tjerë me respekt, ndjekja e rregullave institucionale dhe prenotimi i vizitave ose anulimi i tyre në kohën e duhur (të paktën 10 ditë para vizitës të planifikuar, përndryshe ai ose ajo mund të hiqet nga lista e pritjes).

Çdo pacient i cili beson se të drejtat e tij ose të saj janë shkelur ose refuzuar pa arsye mund të paraqesë ankesë nëpërmjet avokatit të të drejtave të pacientëve. Puna e avokatit të të drejtave të pacientëve është konfidenciale dhe falas.

KU

Avokatët e të drejtave të pacientëve punojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe në njësitë e tij rajonale. Listën e avokatëve të të drejtave të pacientëve në Slloveni mund ta gjeni këtu (sllovenisht):
http://www.mz.gov.si/si/pogoste_vsebine_za_javnost/pacientove_pravice/zastopniki_pacientovih_pravic/