Sigurimi shtetëror i detyrueshëm shëndetësor (Obvezno zdravstveno zavarovanje)

ÇFARË

Në Slloveni sistemi i sigurimeve shëndetësore ndahet në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor dhe sigurimin suplementar shëndetësor për mbulim shtesë të shërbimit mjekësor.

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm është obligues për të gjithë banorët.

Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon shërbimet themelore të kujdesit shëndetësor në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor (qendrat shëndetësore), shërbimet urgjente shëndetësore dhe disa trajtime. Megjithatë, sigurimi i detyrueshëm nuk siguron mbulimin e të gjitha shpenzimeve që lindin në një trajtim mjekësor. Mbulimi i plotë i shpenzimeve ofrohet vetëm për fëmijët, nxënësit dhe për disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore (siç janë sëmundjet infektive, kanceri, diabeti).

KUSH

Sigurimi shëndetësor në Slloveni është i detyrueshëm për të gjithë banorët.

SI

Kërkesa për sigurim shëndetësor të detyrueshëm duhet të dorëzohet në Institutin e Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë (Sllovenisht: Zavod za zdravstveno zavarovanje – ZZZS) nga:

  • Punëdhënësi juaj, në fillim të punësimit,
  • Shërbimi i Punësimit të Sllovenisë, nëse jeni i papunë dhe merrni kompensimin për papunësi,
  • Instituti i Sigurimeve të Pensionit dhe Aftësisë së Kufizuar, kur jeni pensionist,
  • Duhet ta bëni vetë , nëse jeni i vetëpunësuar,
  • Qendrat e shërbimit social (sllovenisht: Centar za socialno delo – CSD ) nëse keni leje qëndrimi të përhershme dhe merrni ndihmë sociale financiare,
  • Prindërit dhe partnerët për anëtarët vartës të familjes. Ju duhet të informoni punëdhënësin tuaj për bashkë-sigurimin e planifikuar të anëtarit tuaj të familjes. Nëse keni leje qëndrimi të përkohshme, mund të aplikoni vetëm për sigurim të anëtarëve të ngushtë të familjes (p.sh. bashkëshorten, fëmijët biologjikë dhe të adoptuar). Nëse keni leje qëndrimi të përhershme, mund të aplikoni edhe për anëtarët e tjerë të familjes (p.sh. vëllezërit dhe motrat, nipërit, prindërit nëse plotësojnë kushtet),
  • Fëmijët nën 18 vjeç, të cilët janë në shkollë dhe nuk janë të siguruar si anëtarë vartës të familjes, ose nëse prindërit e tyre nuk plotësojnë kushtet për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, duhet të konsultojnë Qendrën lokale të Shërbimeve Sociale (CSD) për mundësitë e përfshirjes në sistemin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.

Secili person i siguruar merr një kartë elektronike të sigurimit shëndetësor.

ËSHTË MIRË TA DINI

Ju mund të kontrolloni statusin e sigurimit tuaj shëndetësor në çdo kohë përmes aplikacionit në këtë faqe interneti. Shtypni numrin e sigurimit shëndetësor nga karta juaj dhe klikoni “Preveri” (sllovenisht).
https://zavarovanec.zzzs.si/wps/portal/portali/azos/e_storitve_zzzs/status_zavarovanja

Më shumë për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në faqen (në anglisht): http://www.zzzs.si/indexeng.html

KU

Kontaktoni Institutin më të afërt të sigurimit shëndetësor të Sllovenisë (në anglisht): http://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=509&langId=en