Merr ndihmë mjekësore

ÇFARË

Nëse jeni sëmurë kontaktoni mjekun e përgjithshëm (osebni zdravnik ose družinski zdravnik), mund të gjeni mjekë të përgjithshëm nën “Družinska medicina” (mjekësi familjare) dhe dentistë nën “Zobozdravniki” në faqen e internetit: Zdravniki.org (sllovenisht) ose në faqen e internetit të Dhomës Mjekësore të Sllovenisë. Mjekët e përgjithshëm janë pika fillestare e kontaktit; ata kryejnë ekzaminimin e përgjithshëm fizik, ofrojnë teste të thjeshta të gjakut dhe urinës dhe trajtojnë të gjitha sëmundjet themelore. Nëse është e nevojshme, ata do t’ju rekomandojnë specialistin klinik ose të spitalit për metoda dhe trajtime shtesë diagnostikuese.

HAPI

HAPI 1: Zakonisht duhet të prenotoni një takim paraprakisht për të parë mjekun tuaj.

Telefononi ose dërgoni email qendrës suaj shëndetësore lokale (Zdravstveni dom) gjatë orëve të punës për të prenotuar një takim. Nëse nuk mbuloheni me sigurim të detyrueshëm shëndetësor (nëse nuk keni kartën e sigurimit shëndetësor) pyesni infermieren nëse pranojnë policën tuaj të sigurimit privat. Pa të, ju do të trajtoheni vetëm në rastet e emergjencës ose si klient vetë-pagues. Infermierja do t’ju tregojë nëse pranojnë pacientë të rinj dhe do t’ju caktojnë një datë dhe një orë të vizitës.

Nëse keni nevojë urgjente për ndihmë mjekësore ose këshilla, por nuk jeni në një situatë kërcënuese për jetën, ata do t’ju mundësojnë të shihni mjekun shpejt ose do t’ju drejtojnë në një shërbim jashtë orarit.

Në rast se keni sigurim të detyrueshëm dhe jeni duke trajtuar një gjendje kronike, ju mund të telefononi mjekun dhe ai ose ajo do të lëshojë recetën on-line (kjo quhet recetë e përsëritur).

HAPI 2: Kur të arrini te mjeku duhet të tregoni kartën tuaj të sigurimit shëndetësor. Nëse keni vetëm një sigurim shëndetësor privat, jepini infermieres numrin e policës suaj të sigurimit (p.sh. keni vetëm sigurimin Coris). Ata mund të lëshojnë një faturë që do t’ju duhet të paguani. Më vonë do t’i kërkoni shoqërisë tuaj të sigurimit për rimbursim të shpenzimeve.

HAPI 3: Kur jeni i siguruar me sigurim të detyrueshëm shëndetësor keni të drejtë të zgjidhni mjekun tuaj të përgjithshëm personal (osebni zdravnik). Nëse shkoni te mjeku për herë të parë, infermierja do t’ju shpjegojë procedurën dhe do t’ju tregojë vijimin e saj. Çdo herë që sëmureni, së pari duhet të kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm.

HAPI 4: Për të parë një specialist klinik (specialist), së pari duhet të shkoni te mjeku i përgjithshëm (osebni zdravnik). Kur të jetë e nevojshme, mjeku i përgjithshëm do t’ju japë një rekomandim mjekësor te një specialist klinik. Ata do t’ju informojnë se si të bëni prenotimin e vizitës (përmes sistemit online ose personalisht).

HAPI 5: Kur prenotimi te specialisti klinik bëhet nëpërmjet internetit, ju do të informoheni me postë për datën dhe kohën e vizitës tuaj. Nëse dëshironi të prenotoni vetë një vizitë, kontrolloni listën e specialistëve në dispozicion dhe thirrni me telefon ose dërgoni një e-mail për të rezervuar një vizitë. Kur vizitoni një mjek, gjithmonë sillni kartën tuaj të sigurimit shëndetësor, rezultatet e testimeve nëse keni, recetat ose evidencën e vaksinimit dhe rekomandimin mjekësor nga mjeku juaj i përgjithshëm.

KU

Këtu mund të gjeni adresat e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor në Slloveni (sllovenisht):
http://www.abczdravja.si/index.php/zdravstveni-domovi-v-sloveniji

Kërkimi në internet i mjekëve të përgjithshëm, dentistëve dhe specialistëve klinikë. Mjekët e përgjithshëm (te “po specializaciji“), specialistët dhe dentistët (Zobozdravniki) (sllovenisht): http://zdravniki.org

Kërkimi publik në internet  i Dhomës Mjekësore të Sllovenisë (sllovenisht):
https://www.zdravniskazbornica.si/informacije-publikacije-in-analize/javni-iskalnik-zdravnikov-in-zobozdravnikov