Lista e shërbimeve ndihmëse dhe projekteve që lidhen me arsimim

Kopsht - Çerdhe

ÇFARË

Fëmijët që janë shtetas të huaj dhe banojnë në Slloveni mund të regjistrohen në kopsht nën të njëjtat kushte si shtetasit slloven. Profesionistët në kopshte janë përgjegjës për integrimin e fëmijëve në një mjedis të ri mësimi dhe gjuhe.

KU

Për të kontrolluar kopshtet në zonën tuaj, kontaktoni me bashkësinë-komunën tuaj lokale

Shkolla fillore

ÇFARË

Fëmijët e emigrantëve kanë të drejtë në arsimin fillor të detyrueshëm nën të njëjtat kushte si qytetarët e Republikës së Sllovenisë. Fëmijët që janë azilkërkues kanë të drejtë të marrin vakte dhe dreka të subvencionuara në shkollë. Ato përfshihen në programin e mësimit shtesë të gjuhës sllovene, përkatësisht dy vitet e para pas hyrjes në sistemin arsimor slloven.

KU

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, Masarykova 16, 1000 Ljubljana, T: +386 1 400 5400,
E: gp.mizs@gov.si, http://www.mizs.gov.si

Shkolla e mesme

ÇFARË

Nëse jeni shtetas i huaj dhe jetoni në Slloveni, mund të regjistroheni në shkollën e mesme nën të njëjtat kushte si shtetasit slloven, nëse:

  • jeni shtetas i një shteti anëtar të BE-së,
  • jeni një shtetas i një vendi të huaj dhe regjistroheni në bazë të marrëveshjeve bilaterale reciproke,
  • jeni shtetas i një shteti tjetër jo anëtar të BE-së, por njëri nga prindërit tuaj është i punësuar dhe paguan taksa në Republikën e Sllovenisë,
  • jeni marrës i mbrojtjes ndërkombëtare.

Nxënësit kanë të drejtë në orë shtesë të mësimit të gjuhës sllovene. Nxënësit që janë azilkërkues kanë të drejtën e një vakti të subvencionuar në shkollë.

KU

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, Masarykova 16, 1000 Ljubljana, T: +386 1 400 5400,
E: gp.mizs@gov.si, http://www.mizs.gov.si

Edukimi i lartë dhe universitar

ÇFARË

Emigrantët mund të aplikojnë për regjistrim në programet e arsimit të lartë në kushtet e mëposhtme:

  • qytetarët e Shteteve Anëtare të BE-së mund të aplikojnë për regjistrim, i cili u dedikohet shtetasve të Republikës së Sllovenisë,
  • qytetarët e shteteve jo anëtare të BE-së dhe Sllovenët pa shtetësi sllovene mund të regjistrohen për vende të lira të rezervuara për të huajt,
  • marrësit e mbrojtjes ndërkombëtare dhe azilkërkuesit mund të regjistrohen në një program arsimor nën të njëjtat kushte si qytetarët e Sllovenisë.

Sipas rregulloreve sllovene, personat nën mbrojtje ndërkombëtare nuk paguajnë për shkollim nëse regjistrohen në programe për të cilat sllovenët dhe shtetasit e Shteteve Anëtare të BE-së nuk paguajnë tarifa për shkollim.

KU

Procedura për pranimin e të huajve për çdo universitet mund ta gjeni më poshtë:

Edukimi për të rritur

ÇFARË

Shtetasit e huaj me vendbanim të përhershëm në Republikën e Sllovenisë (tatimpaguesit në Republikën e Sllovenisë) mund të regjistrohen në programet zyrtare të arsimit për të rritur nën të njëjtat kushte si shtetasit slloven.

Mund të merrni një kualifikim profesional kombëtar që ju mundëson vlerësimin e njohurive dhe aftësive tuaja që keni marrë përmes mësimit joformal.

KU

Lista e universiteteve popullore (në sllovenisht):
http://www.mizs.gov.si/si/delovna_podrocja/direktorat_za_srednje_in_visje_solstvo_ter_izobrazevanje_odraslih/izobrazevanje_odraslih/seznam_ljudskih_univerz/

Qendra ENIC-NARIC Slloveni

ÇFARË

Është një qendër kombëtare informacioni për njohjen e arritjeve akademike dhe për zyrën kompetente të vlerësimit dhe njohjes së arsimit në Slloveni. Nëse keni arritur një nivel të caktuar të arsimit jashtë vendit, duhet të filloni procesin e njohjes pranë Qendrës ENIC-NARIC.

KU

ENIC-NARIC Center Slovenija,
Kotnikova 38, 1000 Ljubljana,
T: +386 1 478 47 45