Lejet për qëndrim të përhershëm

ÇFARË

Pas pesë vjet qëndrimi ligjor të pandërprerë në Slloveni, mund të aplikoni për një leje qëndrimi të përhershëm, e cila ju lejon të qëndroni në shtet pa asnjë kufizim kohor.

SI

Aplikimi për leje qëndrimi të përhershëm mund të paraqitet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit tuaj ligjor në njësinë administrative në zonën ku banoni. Gjatë shqyrtimit të kërkesës tuaj ju duhet të keni lejen e vlefshme për qëndrimin e përkohshëm. Për të marrë lejen e qëndrimit të përhershëm, ju duhet të plotësoni kushtet e mëposhtme:

  • pesë vjet qëndrimi ligjor të pandërprerë në Slloveni, në bazë të lejes së qëndrimit të përkohshëm, me çfarë plotësohen kushtet e kërkuara për lejen e parë të qëndrimit,
  • sigurimi i duhur shëndetësor,
  • mjete të mjaftueshme për jetesë.

Mbajtësi i kartelës blu të BE-së:

Leja e qëndrimit të përhershëm i lëshohet mbajtësit të kartelës blu të BE-së nëse ky person në mënyrë ligjore dhe pandërprerë si mbajtës i kartelës blu të BE-së ka qëndruar në BE për pesë vjet, nga të cilat dy vitet e fundit përpara dorëzimit të kërkesës për leje qëndrimi të përhershëm ka qëndruar në Slloveni në mënyrë të pandërprerë.

Anëtarët e familjes:

Leja e qëndrimit të përhershëm u lëshohet anëtarëve të familjes nëse jeni mbajtës i një leje qëndrimi të përhershëm në Slloveni ose keni statusin e refugjatit. Anëtarët e familjes suaj mund të marrin një leje qëndrimi të përhershëm pas dy vjet qëndrimi të vazhdueshëm ligjor në Slloveni, në bazë të lejes së qëndrimit të përkohshëm.
Nëse plotësohen kërkesat e tjera ligjore, leja e qëndrimit të përhershëm mund të lëshohet para kalimit të periudhës pesëvjeçare. Më shumë informacion në lidhje me lejen e qëndrimit të përhershëm gjeni në
(në sllovenisht):
http://www.mnz.gov.si/si/mnz_za_vas/tujci_v_sloveniji/bivanje_drzavljanov_tretjih_drzav_v_sloveniji/dovoljenje_za_stalno_prebivanje/
(në anglisht):
http://www.mnz.gov.si/en/services/slovenia_your_new_country/residence_permit_for_the_third_country_national/permanent_residence_permit/  

MIRË ËSHTË TA DINI

Kushti pesëvjeçar i qëndrimi ligjor të vazhdueshëm është i plotësuar edhe në qoftë se ju brenda kësaj periudhe kohore keni qenë jashtë Sllovenisë dhe nuk keni pasur një leje qëndrimi të përkohshëm ose një certifikatë që vërteton se ju keni dorëzuar kërkesën për vazhdimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm, dhe në qoftë se mungesa juaj nuk ishte më e gjatë se gjashtë muaj rresht, dhe nëse kohëzgjatja totale e mungesës gjatë periudhës pesëvjeçare nuk ka kaluar dhjetë muaj. Periudha e qëndrimit në bazë të vizës për qëndrim afatgjatë nuk është përfshirë në këtë periudhë pesë-vjeçare, në qoftë se keni dorëzuar kërkesën tuaj për leje qëndrimi të përkohshëm para skadimit të vizës. Nëse jeni mbajtës i kartelës blu të BE-së, periudha juaj e qëndrimit në shtetet e tjera anëtare të BE përfshihet në periudhën pesëvjeçare. Si mbajtës i kartelës blu të BE-së mund të aplikoni për leje të qëndrimit të përhershëm nëse keni qëndruar në mënyrë ligjore pesë vjet vazhdimisht në territorin e BE-së, nga të cilat dy vitet e fundit keni qëndruar vazhdimisht në Republikën e Sllovenisë. Në anën tjetër, gjatë shqyrtimit të të drejtës tuaj për marrjen e lejes të qëndrimit të përhershëm konsiderohet vetëm gjysma e kohëzgjatjes së qëndrimit tuaj në bazë të lejes për qëndrim të përkohshëm për qëllime të arsimit dhe trajnimit profesional.

KU

Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

KUJDES

Aadresën tuaj të përhershme (qëndrimin) duhet të lajmëroni në njësinë administrative brenda tetë ditëve nga marrja e lejes për qëndrim të përhershëm për të huaj. Nëse këtë nuk e bëni (në kohën e duhur), mund të gjoboheni. Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/