Leja e qëndrimit të përkohshëm

ÇFARË

Nëse dëshironi të hyni dhe të qëndroni në Slloveni për arsye të ndryshme nga ato të caktuara në vizë (p.sh. punë, studime, punë vullnetare etj.), duhet të siguroni një leje qëndrimi të përkohshme. Me këtë leje mund të hyni në Slloveni dhe të qëndroni këtu për një kohë të caktuar dhe me një qëllim të caktuar.

SI

Për të marrë një leje qëndrimi të përkohshëm, ju duhet të plotësoni kushtet themelore dhe të veçanta. Kushtet themelore:

 

  • pasaportë e vlefshme,
  • sigurim shëndetësor,
  • mjete të mjaftueshme për jetesë (të ardhurat minimale mujore në Slloveni),
  • nga vendi i juaj vërtetim që nuk jeni i dënuar, i cili nuk guxon të jetë më i vjetër se tre muaj.

 

Kushtet e veçanta varen nga qëllimi i qëndrimit; duhet të dorëzoni dokumente shtesë dhe/ose të plotësoni disa kushte të caktuara.

Aplikimin për leje qëndrimi të përkohshëm në misionin diplomatik ose konsullor të Republikës së Sllovenisë duhet dorëzuar para se të hyni në Slloveni. Atë gjithashtu duhet ta merrni personalisht në vendin ku keni dorëzuar aplikacionin. Aplikimi për lejen e parë të qëndrimit tuaj të përkohshëm mund të paraqitet edhe nga personi tjetër (p.sh. punëdhënësi, organizata hulumtuese, institucioni i arsimit të lartë ose përfaqësuesi i njërës nga palët kontraktuese).
Leja mund të vazhdohet nëse plotësohen kushtet e njëjta, të vlefshme në kohën e lëshimit. Kërkesën për vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm, para skadimit të saj, mund të paraqisni personalisht në njëren nga njësitë administrative në Slloveni. Edhe kjo mund të paraqitet nga një person tjetër (p.sh. punëdhënësi, organizata hulumtuese, institucioni i arsimit të lartë ose përfaqësuesi i njërës nga palët kontraktuese). Këtu mund të gjeni më shumë informacion rreth lejes së qëndrimit të përkohshëm

(në anglisht):
http://www.mnz.gov.si/en/services/slovenia_your_new_country/residence_permit_for_the_third_country_national/temporary_residence_permit/
(në sllovenisht):
http://www.mnz.gov.si/si/mnz_za_vas/tujci_v_sloveniji/bivanje_drzavljanov_tretjih_drzav_v_sloveniji/dovoljenje_za_zacasno_prebivanje/
(në anglisht): http://www.delavskasvetovalnica.si/entrance-residence/?lang=en
(në sllovenisht): http://www.delavskasvetovalnica.si/vstop-prebivanje/

MIRË ËSHTË TA DINI

Leja e parë e qëndrimit të përkohshëm nën kushte të caktuara u lëshohet personave të mëposhtëm pas hyrjes së tyre në Slloveni:

  • sportistëve profesional, trajnerëve sporti ose punonjësve sportivë privatë;
  • personat që në Republikën e Sllovenisë synojnë të kryejnë një profesion priftërie ose shërbesë fetare brenda bashkësisë të regjistruar fetare;
  • personat që do të organizojnë ose drejtojnë aktivitete bamirëse dhe humanitare brenda një organizate humanitare të njohur ose një bashkësie fetare të regjistruar;
  • reporterë për mediat e huaja dhe korrespondentët e huaj të cilët tashmë janë të akredituar në Republikën e Sllovenisë;
  • personat të cilët në bazë të parashtrimit të mendimit të ministrisë kompetente tregojnë ekzistencën e interesave të Republikës së Sllovenisë në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe kulturës;
  • hulumtues, mësues i arsimit të lartë ose punonjës i arsimit të lartë me leje qëndrimi për hulumtues, mësues i arsimit të lartë ose bashkpunëtor i arsimit të lartë;
  • studentë të huaj;
  • rezidentë afatgjatë në një shtet tjetër anëtarë të Bashkimit Europian dhe anëtarët e tyre të familjes;
  • viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore;
  • viktima të punësimit të paligjshëm;
  • mbajtësit e Kartës Blu të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre që kanë leje qëndrimi të lëshuar nga një tjetër shtet tjetër anëtarë i BE-së.

KU

Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/
Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

KUJDES

Adresën tuaj të përkohshme (qëndrimin) duhet ta regjistroni në cilën do njësi administrative brenda tetë ditëve nga mbërritja juaj në Slloveni. Nëse nuk e bëni këtë (në kohën e duhur), mund të gjoboheni.
Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/