Verifikimi i dokumenteve publike për përdorim jashtë vendit

ÇFARË

Verifikimi i dokumenteve publike konfirmon origjinalitetin e tij.
Nëse dëshironi të përdorni në Slloveni dokumente nga autoritetet e huaja publike, së pari duhet t’i verifikoni ato, në procesin e quajtur verifikim.
Kjo procedurë nuk është e nevojshme për vendet që janë nënshkruese të Konventës së Hagës, ose vendet që kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Slloveninë për njohjen reciproke të dokumenteve pa verifikim.

SI

Nëse në Slloveni dëshironi të përdorni një dokument zyrtar të lëshuar nga një vend i huaj, së pari duhet ta verifikoni atë pranë autoritetit kompetent në atë vend. Autoritetet kompetente dhe procesi i verifikimit janë të ndryshme në çdo vend, prandaj interesohuni në lidhje me procesin e verifikimit në vendin tuaj.
Në hapin e dytë, një dokument të tillë paraqiteni pranë përfaqësisë të Republikës së Sllovenisë në atë vend për ta verifikuar atë. Nëse jeni në Slloveni, dokumentin dorëzoni në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

MIRË ËSHTË TA DINI

Procesi i verifikimit është i ndryshëm në secilin vend, por edhe mund të zgjasë shumë, andaj sigurohuni që ta nisni sa më herët.

KU

Procedurën filloni pranë autoritetit kompetent në vendin tuaj të origjinës. Nëse tashmë jeni në Slloveni, pyesni ambasadën tuaj se cila zyrë qeveritare është përgjegjëse.
Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin Konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Slloveni:
E-mail: consular-zadeve.mzz@gov.si