Qendra për sllovenishte si gjuhë e dytë dhe e huaj

ÇFARË

Qendra për sllovenishte organizon provimet nga niveli A1 deri në nivelin C2 sipas kornizës së përbashkët europiane të referencave. Çertifikata është e vlefshme si një dokument i njohur zyrtar që ju nevojitet kur aplikoni për shtetësi ose për qëllime të tjera zyrtare.

Provimi i aftësive gjuhësore në nivel bazë është falas, nëse jeni mbajtës i një leje qëndrimi të përhershëm, ose është pa pagesë për anëtarët e familjes tuaj, nëse ata jetojnë në Slloveni në bazë të bashkimit familjar. Aplikacionin për provimin e parë të njohurive të gjuhës sllovene të nivelit bazë e dorëzoni pranë Njësisë administrative ku keni të regjistruar adresën tuaj të përhershme ose të përkohshme. Për të aplikuar, ju nevojitet vërtetimi që keni të drejtë të hyni në provim të gjuhës së nivelit bazë, pa pagesë. Qendra për sllovenishte organizon provimet në vende të ndryshme në Slloveni.

KU

Në provim mund të paraqiteni në Qendrën e sllovenishtes ose në një nga institucionet e aprovuara, në lidhjen e mëposhtme: http://centerslo.si