Punonjësit sezonal

ÇFARË

Punëdhënësit sllovenë mund të punësojnë punonjës të huaj për punë sezonale, e cila zgjat deri në 90 ditë në vitin kalendarik, por me kusht që ata të plotësojnë disa kushte (më poshtë). Puna sezonale mund të kryhet vetëm në bujqësi dhe pylltari dhe është e lidhur me stinët.

KUSH

Punonjës (i huaj) sezonal jeni, kur hyni në Republikën e Sllovenisë dhe aty qëndroni me qëllim për të punuar në bujqësi ose pylltari për deri në 90 ditë të vitit kalendarik. Nëse jeni shtetas i një vendi të tretë dhe dëshironi të kryeni punë sezonale, ju duhet të merrni një leje pune që ju lejon të kryeni punë sezonale deri në 90 ditë të vitit kalendarik.

 

SI

Nëse jeni shtetas i një vendi të tretë, punëdhënësi juaj duhet të paraqesë një kërkesë për leje pune pranë Entit të Republikës së Sllovenisë për punësim. Kërkesa dorëzohet me postë ose personalisht. Leja lëshohet kur të plotësoni kushtet e nevojshme:

  • keni një pasaportë të vlefshme,
  • keni sigurimin e duhur shëndetësor,
  • keni një nënkontratë pune ose kontratë punësimi.

Më shumë informacion në lidhje me punën në Slloveni mund të gjeni këtu
(në sllovenisht): https://www.ess.gov.si/tujci/delo_v_sloveniji
(në anglisht): http://english.ess.gov.si/the_info_point_for_foreigners/working_in_slovenia

KU

Kërkesa për leje pune për punonjësit sezonalë që janë shtetas të vendeve të treta duhet të dërgohet në adresën e mëposhtme:
Enti i Republikës së Sllovenisë për punësim
Rožna dolina, Cesta IX/6, 1000 Ljubljana.
Gjithashtu mund të dorëzohet personalisht në
Enti për punësim
Rožna dolina, Cesta VI/7, 1000 Ljubljana
Nr. i telefonit: +386 1 300 49 41
https://www.ess.gov.si/o_zrsz/naslovi_in_uradne_ure

Listën e të gjitha njësive të Entit për punësim mund ta gjeni këtu (në sllovenisht):
https://www.ess.gov.si/o_zrsz/naslovi_in_uradne_ure