Përshkrimi dhe lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të pasiguruarit

ËSHTË MIRË TA DINI

Shërbimet e kujdesit shëndetësor për të pasiguruarit do t’ju ofrojnë falas shërbimin shëndetësor parësor dhe do t’ju japin këshilla mjekësore kur:

  • nuk keni sigurim të detyrueshëm shëndetësor,
  • keni sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, por nuk mund të aplikoni për sigurimin suplementar shëndetësor,
  • nuk keni qëndrim të përhershëm në Republikën e Sllovenisë,
  • jeni i huaj, azilkërkues ose person me status refugjati ose me status mbrojtjeje subsidiare

Zyra e konsultave mjekësorë për personat pa sigurim shëndetësor në Lubjanë

ÇFARË

Filantropia Sllovene ofron shërbime shëndetësore për njerëzit pa sigurim shëndetësor që kanë nevojë për ndihmë ose këshillë dhe jetojnë në zonën e Komunës së Lubjanës. Komunikimi mund të bëhet në sllovenisht, kroatisht, serbisht, anglisht dhe në gjuhën italiane.

KU

Filantropia Sllovene, „Mislejeva 3, 1000 Ljubljana“, T: +386 1 437 20 10, sara.gregori@zd-lj.si , http://www.filantropija.org/ambulanta-za-osebe-brez-zdravstvenega-zavarovanja/

Ambulanca e konsultave mjekësore për personat pa sigurim shëndetësor në Maribor

ÇFARË

Caritas ofron shërbime shëndetësore parësore dhe shërbime parësore të kujdesit dentar për njerëzit pa sigurim shëndetësor.

KU

Caritas Maribor (Nadškofijska Karitas Maribor), „Strossmayerjeva 15, 2000 Maribor“, T: +386 59 080 350, E: info@karitasmb.si, http://www.karitasmb.si/index.php?id_novosti=64

Ambulanca e konsultave mjekësore për personat pa sigurim shëndetësor në Nova Gorica

ÇFARË

Qendra humanitare në Nova Gorica ofron shërbime shëndetësore parësore për njerëzit pa sigurim shëndetësor në rajonin e Goriškës. Shumica e klientëve të saj janë punëtorë sezonalë dhe artizanë të vegjël.

 

KU

Qendra komunitare në Nova Gorica, „Bidovčeva ulica 2-4, 5000 Nova Gorica“, T: +386 70 818 102, E: probono.amb.ng@gmail.com , http://probono-amb-ng.weebly.com/

Ambulanca e praktikantit të përgjithshëm të Fajdigës (Fajdigova ambultanta) në Kranj

ÇFARË

Shoqatë për ndihmën e njerëzve pa sigurim shëndetësor po kryen një shërbim shëndetësor parësor falas në Kranj. Orari i punës – çdo të martë nga ora 15:00 deri në orën 18:00.

 

KU

Shoqata për ndihmën e njerëzve pa sigurim shëndetësor, Zyra e mjekut të Fajdigës, (Društvo za pomoč osebam brez urejenega zdravstvenega zavarovanja, Fajdigova ambulanta), “Gosposvetska ulica 9, 4000 Kranj, T: +386 4 208 2 208; E: info@fajdigova.si; http://www.fajdigova.si/dr-fajdiga

Ambulanca private e mjekut të përgjithshëm, dr. Andrej Dernikovič në Izola

ÇFARË

Ambulanca e mjekut privat në Izola ofron dy herë në javë konsultime pa pagesë. Mund të vizitoni zyrën çdo të hënë prej orës 18:00 deri në orën 19:00 dhe çdo të premte nga ora 13:00 deri në orën 14:00.

 

KU

Zasebna ordinacija splošne medicine Andrej Dernikovič dr. med, „Ulica Oktobrske revolucije 11, 6310 Izola“, T: + 386 5 640 3 563,
medinsula.info@gmail.com,http://www.dzdravje.si/derandr/##ddmpage-section-2

Pro bono kujdes dentar në fshatin Matenja pranë Postojnës

ÇFARË

Kujdesi dentar ofrohet pa pagesë për azilkërkuesit, refugjatët, emigrantët dhe personat e tjerë të prekshëm të dërguar përmes Filantropisë Sllovene.

 

KU

Filantropia Sllovene, „Mislejeva 3, 1000 Ljubljana“, T: +386 1 437 20 10, http://www.filantropija.org

Kujdes dentar pro bono, pjesë e shërbimeve pro bono i Caritas Maribor

ÇFARË

Kujdes dentar falas për të gjithë personat vulnerabël. Mundësi përkthimi për gjuhën shqipe dhe rome.

KU

Caritas Maribor (Nadškofijska Karitas Maribor), „Strossmayerjeva 15, 2000 Maribor“, T: +386 59 080 350, E: info@karitasmb.si http://www.karitasmb.si/index.php?id_novosti=64