Ndihmë në rast vdekjeje

Funerali dhe vdekja

ÇFARË

Është një pagesë e njëherëshme. Ttë drejtën për pagesën e funeralit e keni nëse jeni anëtar i familjes së personit të vdekur dhe marrës i ndihmës sociale financiare ose një ndihme tjetër kujdesi ose nëse të ardhurat tuaja nuk e kalojnë cenzusin ligjor.
Ju mund të kërkoni një pagesë për shpenzimet e funeralit/varrimit. Kjo pagesë bëhet në shumën prej dy pagave minimale. Ju mund të kërkoni këtë të drejtë brenda një viti pas vdekjes së të afërmit tuaj.

KU

Kërkesën për shpenzimet e funeralit/varrimit mund ta dorëzoni në çdo Qendër për pune sociale. Qendrën më të afërt për punë sociale mund ta gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/sociala/izvajalci/csd /

E drejta për pensionin familjar

ÇFARË

Pensioni familjar janë të ardhura të rregullta mujore që i takojnë anëtarëve të familjes së të ndjerit, pensionistit të vdekur, ose të siguruarit nga pensioni dhe sigurimi invalidor i detyrueshëm, i cili ka arritur moshën e pensionimit. Duhen plotësuar edhe disa kushte të tjera statutore. E drejta për pension familjar mund të ushtrohet nga: fëmijët, nipërit dhe fëmijët e tjerë pa prindër për të cilët është kujdesur i ndjeri ose fëmijët që ishte i detyruar për ti ruajtur.
Për më shumë informacion mbi pensionet e të vdekurve vizitoni faqen e internetit të Entit për sigurimin pensional dhe  invalidor (në sllovenisht) https://www.zpiz.si ose kontaktoni Entin për sigurimin pensional dhe  invalidor
(më shumë mund të lexoni në seksionin “DELO”, pension familjar).

KU

Kërkesën për të drejtën për pensionin familjar mund ta dorëzoni pranë Entit për sigurimin pensional dhe  invalidor (ZPIZ) (në sllovenisht): https://www.zpiz.si

E drejta për pension të burrit ose gruas ve

ÇFARË

Ky pension është një e drejtë që mund ta zbatoni pas vdekjes së bashkëshortit ose partnerit tuaj nëse ai/ajo vdesë ka mbushur 56 vjeç dhe nëse ka pasur sigurim invalidor dhe pensional ose ka gëzuar të drejtat e këtij sigurimi. Për të pasur të drejtën e këtij pensioni duhet të plotësoni kushtet tuaja dhe në anën e të ndjerit. Gjithashtu, duhet plotësuar edhe disa kushte të tjera.
Për këtë të drejtë mund të lexoni më shumë në faqen e internetit të Entit për sigurimin pensional dhe  invalidor (në sllovenisht): https://www.zpiz.si/cms/?ids=content&inf=330
(në anglisht) https://www.zpiz.si=11&inf=502

KU

Për të kërkuar të drejtën e pensionit të të vdekurve duhet të parashtroni kërkesën pranë Entit për sigurimin pensional dhe  invalidor (ZPIZ): https://www.zpiz.si