Ndihma për personat me nevoja të veçanta

Rehabilitimi profesional

ÇFARË

Nëse jeni anëtar i një sigurimi të detyrueshëm të pensionit dhe invaliditetit ose keni një periudhë pensionale të kompletuar, ju keni të drejtën e rehabilitimit profesional në rast të invaliditetit.

Rehabilitimi profesional është një proces integral në të cilin një i siguruar kualifikohet për një tjetër profesion apo punë, në mënyrë që të mund të rekrutohet dhe të ri-integrohet në mjedisin e punës. E drejta për rehabilitim profesional mund të fitohet nga një person me aftësi të kufizuara, i cili është hyrë në kategorin II të invaliditetit ende pa mbushur moshën 50 ose 55 vjeç dhe mund të kualifikohet për një vend tjetër të punës. Puna mund të kryhet në orar të plotë ose të shkurtër nga koha e plotë, të paktën katër orë në ditë.
Rehabilitimi profesional mund të kryhet përmes trajnimit, edukimit ose punës praktike. Gjatë periudhës së rehabilitimit profesional, i siguruari ka të drejtë për kompensim për periudhën e rehabilitimit profesional. Nga transferimi ose fillimi i punës në vendin e ri të punës, ai ka të drejtën e kompensimit të përkohshëm. Forma dhe mënyra e rehabilitimit profesional, kushtet, afatet dhe detyrimet e të siguruarit rregullohet në kontratën për rehabilitim profesional.
Personit të siguruar duhet ti ofrohet rehabilitim profesional nga punëdhënësi, ku edhe ai ka qenë duke punuar gjatë kohës së ndodhjes së invaliditetit. Në rast se invaliditeti apo aftësia e kufizuar është krijuar në kohën kur personi i siguruar ishte i papunë ose nuk ishte i siguruar, rehabilitim profesional duhet ti sigurohet në bashkëpunim me Entin e Republikës së Sllovenisë për Punësim.

KU

Për më shumë informacion mbi rehabilitimin profesional, kontaktoni Institutin e Sigurimeve të Pensionit dhe Invaliditetit të Sllovenisë.
Instituti për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Sllovenisë
Kolodvorska ulica 15
1000 Ljubljana
Tel: +386 1 474 51 00
(në sllovenisht) https://www.zpiz.si/cms/
E-mail: info@zpiz.si

Rehabilitimi i punësimit

ÇFARË

Nëse hasni vështirësi në gjetjen e një pune për shkak të aftësisë së kufizuar dhe jeni regjistruar si të papunë, mund të bëheni pjesë e procesit të rehabilitimit të punësimit të Entit të Republikës së Sllovenisë për Punësim. Programi zhvillohet nga ofruesit e specializuar të rehabilitimit të punësimit.
Në fund të procesit, bazuar në mendimin e ofruesit të rehabilitimit profesional, do të bëhet vlerësimi i punësimit tuaj. Nëse gjeni se keni nevojë për ndihmë dhe përkrahje në punësim, do të keni të drejtën të punoni në një vend pune të mbrojtur ose në një punësim mbështetës. Në rast të një papunësie të identifikuar, do të keni të drejtë të përfshiheni në programin e përfshirjes sociale. Ju mund të aplikoni për rehabilitimin e punësimit në çdo kohë gjatë kohës së papunësisë.

KU

Enti i Republikës së Sllovenisë për Punësim (në sllovenisht): http://ess.gov.si/

Punësim mbështetës

ÇFARË

Punësimi mbështetës ju mundëson të punoni në një ambient pune të zakonshëm. Aty ju sigurohet mbështetja teknike, asistenca personale dhe forma të tjera ndihme që ju mundësojnë të punoni. Ju mund të zhvilloni metodat tuaja të punës në përputhje me aftësitë tuaja. Aty gjithashtu ju sigurohet mbështetje profesionale për ju, punëdhënësin tuaj dhe ambientin e punës. Për të ushtruar këtë të drejtë, duhet të kaloni nëpër procesin e rehabilitimit të punësimit dhe duhet të jeni të regjistruar në regjistrin e të papunëve në Entin e  Republikës së Sllovenisë për Punësim.

KU

Enti i Republikës së Sllovenisë për Punësim (në sllovenisht): http://ess.gov.si/

Punësimi i mbrojtur

ÇFARË

Punësimi i mbrojtur nënkupton që jeni të punësuar në një mjedis pune të veçantë që përshtatet me aftësitë dhe nevojat tuaja të punës. Nevojat dhe mbështetja përcaktohen në procesin e rehabilitimit të punësimit. Ofruesit e vendit të punës të mbrojtur janë qendrat e punësimit dhe kompani të invaliditetit. Këta punëdhënës gjithashtu gjatë orarit të punës ju japin pajisje teknike ose një asistent profesional.
Për të ushtruar këtë të drejtë, duhet të regjistroheni në Regjistrin e Personave të Papunë në Entin e Republikës së Sllovenisë për Punësim.

KU

Enti i Republikës së Sllovenisë për Punësim (në sllovenisht): http://ess.gov.si/

 

Programi i përfshirjes sociale

ÇFARË

Nëse në procesin e rehabilitimit për punësim konstatoni se nuk jeni të aftë për punësim, mund të kyçeni në një program të përfshirjes sociale të zhvilluar nga kontraktorë të specializuar. Në program do të merrni pjesë në aktivitete që kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e aftësive të punës, fitimin e kushteve të punës, kompetencat e punës dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe ngarkesës. Në të njëjtën kohë ju do të zhvilloni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja sociale.
Më shumë rreth programit mund të gjeni në faqen e internetit (në sllovenisht)
http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/invalidi_vzv/programi_socialne_vkljucenosti/

KU

Informacion mbi programet e përfshirjes sociale mund të merrni pranë Entit të Republikës së Sllovenisë për Punësim, pas përfundimit të programit të rehabilitimit të punësimit.
Enti i Republikës së Sllovenisë për Punësim.
Lista e kontakteve (në sllovenisht): https://www.ess.gov.si/kontakt

Kërkesën për pjesëmarrje në Programin e Përfshirjes Sociale dorëzoni pranë Ministrisë së Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Ministria e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Kotnikova 28
1000 Ljubljana
T: +386 01 369 77 00
E: gp.mddsz@gov.si
(në sllovenisht) http://www.mddsz.gov.si/si/
(në anglisht) http://www.mddsz.gov.si/en/