Lajmërimi i banimit/adresës së përherëshme

ÇFARË

Nëse në Slloveni qëndroni në bazë të lejes së qëndrimi të përherëshëm, duhet të lajmëroni vendbanimin/adresën tuaj të përherëshme (adresa e banimit të përhershëm) në njësinë administrative. Me lajmërimin e vendbanimit/adresës tuaj ju mund të kërkoni të drejtat dhe detyrimet tuaja: mund të shfaqni identitetin tuaj, të nxjerrni dokumente të ndryshme, sigurimin shëndetësor etj. vendbanimi/adresa e përherëshme është një objekt banimi ku banoni përgjithmonë. Kjo do të thotë që kjo banesë/adresë është e rëndësishme për ju (për shkak të partneritetit, lidhjeve familjare, punës, lidhjeve ekonomike, sociale dhe të tjera), në bazë të së cilës është e qartë se ekziston një lidhje e përhershme dhe e rëndësishme mes jush dhe vendit/adresës ku ju jetoni.
Më shumë informacione mbi lajmërimin e vendbanimit dhe mundësitë e çlajmërimit keni në dispozicion në portalin e E-Administratës:
(në sllovenisht):
https://e-uprava.gov.si/podrocja/osebni-dokumenti-potrdila-selitev/selitev-prijava-odjava-prebivalisca.html
(në nglisht):
https://e-uprava.gov.si/en/podrocja/personal-documents-certificates-change-of-residence/change-of-residence-residence-registration.html

SI

Për të lajmëruar adresën tuaj të përherëshme, duhet të keni:

  • një dokument të vlefshëm personal me foto (letërnjoftim, pasaportë),
  • lejen e vlefshme për qëndrim të përhershëm,

çfarëdo lloj dokumenti që tregon se jeni duke qëndruar në një adresë të caktuar; marrëveshjen e qirasë, pëlqimin me shkrim të pronarit të objektit ose personit përgjegjës të objektit të akomodimit ose dëshmi e pronësisë.

KUR

Vendbanimin/adresën tuaj të përherëshme në Slloveni mund ta lajmëroni pasi të merrni lejen e qëndrimit  të përhershëm. Përderisa ende nuk e keni marrë lejen e qëndrimit të përhershëm, konsiderohet që vendbanimi/adresa juaj e përherëshme të jetë në vendin tuaj të origjinës.

Lajmërimin e vendbanimit/adresës tuaj duhet bërë brenda tetë ditëve pasi të keni mbërritur në Slloveni, për të jetuar këtu përgjithmonë ose pas marrjes së lejes për qëndrim të përhershëm.

MIRË ËSHTË TA DINI

Nëse pronari i vendbanimit tuaj nuk dëshiron t’ju japë pëlqimin e nevojshëm me shkrim, për lajmmërimin e vendbanimit/adresës tuaj, ju mund të dorëzoni vetëm kontratën e qirasë.
Lajmërimi i vendbanimit/adresës së përherëshme i një shtetasit nga vendet e treta mund të zgjasë deri në një vit. Pas kësaj periudhe, brenda tetë ditëve, duhet të rinovoni lajmërimin.
Nëse largoheni nga adresa e përherëshme para skadimit njëvjeçar, jeni të obliguar të çlajmëroheni në njësinë administrative. Kur largoheni përgjithmonë nga Republika e Sllovenisë, duhet të çlajmëroheni nga vendbanimi/adresa juaj në Slloveni.

KU

Vendbanimin/adresën tuaj mund ta lajmëroni pranë njësisë administrative.
Lista e njësive adminitrative është këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

KUJDES

Nëse nuk jeni shtetas slloven, sigurohuni që gjithmonë të keni me vete:

  • kartën tuaj të identitetit (pasaportën),
  • lejen e qëndrimit tuaj (në formën e kartës),
  • Vërtetimin e lajmërimit të vendbanimit/adresës (copëz letre e bardhë).