Lajmërimi dhe çlajmërimi i vendbanimit/adresës të përkohshme

ÇFARË

Nëse ju qëndroni në Slloveni në bazë të një vize ose leje qëndrimi të përkohshëm, pranë njësisë administrative duhet të lajmëroni (adresën ku banoni). Me lajmërimin e vendbanimit/adresës tuaj ju mund të kërkoni të drejtat dhe detyrimet tuaja: mund të shfaqni identitetin tuaj, të nxjerrni dokumente të ndryshme, sigurimin shëndetësor etj.

Qëndrimi/adresa e përkohëshme është vendi ku ju banoni përkohësisht shkaku i punës, shkollimt ose për arsye të tjera, por aty nuk synoni të qëndroni përgjithmonë.

Qëndrimin/adresën tuaj të përkohëshme duhet ta lajmëroni brenda 8 ditëve nga mbërritja juaj në Slloveni ose pas ndryshimit të vendbanimit tuaj të përkohshëm.

Të huajt që nuk kanë të lajmëruar një vendbanim të përkohshëm janë në një situatë (të paligjshme) të paregjistruar dhe mund të kenë probleme me marrjen e vendbanimit/adresës së përherëshme.

Më shumë informacion në lidhje me lajmërimin e vendbanimit/adresës tuaj të përkohëshme gjeni këtu:
(në anglisht):
http://www.mnz.gov.si/en/services/slovenia_your_new_country/residence_permit_for_the_third_country_national/registration_of_residence/
(në sllovenisht): http://www.mnz.gov.si/si/mnz_za_vas/tujci_v_sloveniji/bivanje_drzavljanov_tretjih_drzav_v_sloveniji/prijava_prebivalisca/

SI

Për të lajmëruar adresën, duhet të keni:

  • dokument personal të vlefshëm me foto (letërnjoftim, pasaportë),
  • leje të vlefshme qëndrimi,
  • çfarëdo lloj dokumenti që tregon që ju banoni në një adresë të caktuar; marrëveshjen e qirasë, pëlqimin me shkrim të pronarit të objektit ose personit përgjegjës të objektit të akomodimit ose dëshmi e pronësisë.

KUR

Nëse jeni shtetas i një vendi të tretë dhe keni marrë lejen e qëndrimi të përkohshëm në Slloveni.

  • Nëse jeni shtetas i BE/ZEE-së dhe keni marrë një vërtetim mbi lajmërimin e qëndrimit në Slloveni.
  • Nëse gjatë qëndrimit tuaj në Slloveni, në bazë të lejes së qëndrimit të përkohshëm ose vërtetimit të lajmërimit të qëndrimit, keni ndryshuar adresën tuaj të përkohshme.

Qëndrimin/adresën tuaj të përkohshme duhet ta lajmëroni në njësinë administrative brenda 8 ditëve nga vendosja e juaj në Slloveni ose pas marrjes së lejes së qëndrimit të përkohshëm ose vërtetimit të lajmërimit të qëndrimit.

MIRË ËSHTË TA DINI

Nëse pronari i vendbanimit tuaj nuk dëshiron t’ju japë pëlqimin e nevojshëm me shkrim, ju mund të dorëzoni vetëm kontratën e qirasë.
Lajmërimi i adresës së përkohëshme mund të zgjasë deri në dy vjet. Pas kësaj periudhe, brenda tetë ditëve, ju duhet të rinovoni lajmërimin.
Nëse largoheni nga adresa e përkohshme para skadimit të dy viteve, jeni të obliguar të çlajmëroheni.

KU

Qëndrimin/adresën tuaj të përkohshme ju mund ta lajmëroni në njësinë administrative. Lista e njësive administrative në Slloveni (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

KUJDES

Nëse nuk jeni shtetas slloven, sigurohuni që gjithmonë të keni me vete:

  • kartën tuaj të identitetit (pasaportën),
  • lejen e qëndrimit tuaj (në formën e kartës),
  • Vërtetimin e lajmërimit të vendbanimit/adresës (copëz letre e bardhë).