Kujdesi i hershëm dhe qëndrimi i vazhduar

ÇFARË

Shkollat organizojnë forma të ndryshme të kujdesit të hershëm në mëngjes dhe qëndrimit të vazhduar, të mbikëqyrur nga një person i kualifikuar.

  • Kujdesi i hershëm në mëngjes ka për qëllim nxënësit e klasës së parë, ndërsa vazhdimi i qëndrimit ëshrë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Në të dy programet, fëmijët kanë të organizuara aktivitete të ndryshme. Lidhja (në sllovenisht):

http://www.mizs.gov.si/fileadmin/mizs.gov.si/pageuploads/support/os/devetletka/program_drugo/Service_binding.pdf

  • Mësimi shtesë dhe plotësues: Të dy programet zhvillohen para ose pas mësimit të zakonshëm. Mësimi shtesë u dedikohet fëmijëve që duan të thellojnë disa fusha të mësimit dhe të mësojnë në një nivel më të lartë, në mënyrë që të përgatiten për gara ose aktivitete tjera të ngjashme. Mësimi plotësues ofrohet për nxënësit që kanë vështirësi në zotërimin e fushave specifike të mësimit dhe kanë nevojë për më shumë ndihmë në zhvillimin e shkathtësive të tyre të të mësuarit. Mësimi shtesë organizohet për nxënësit që tejkalojnë standardet e caktuara të njohurive të lëndëve të ndryshme. Mësimi plotësues organizohet për nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim.

Për fëmijët, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuha sllovene, mund të organizohen orë shtesë të gjuhës sllovene dhe gjuhës së tyre amtare dhe kulturës. Për mësimin e fëmijëve që i përkasin komunitetit rom, fëmijëve shtetas të vendeve të treta, fëmijëve të shtetasve të huaj dhe njerëzve pa shtetësi egzistojnë rregulla të posaçme.

KUSH

Kujdesi i hershëm në mëngjesë organizohet për fëmijët e klasës së parë. Qëndrimi i vazhduar organizohet për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.
Mësimi plotësues dhe shtesë zhvillohet para ose pas mësimit të rregulltë. Mësimi shtesë organizohet për nxënësit të cilët dëshirojnë të njihen me lëndën e zgjedhur në një nivel më të kërkuar. Mësimi plotësuese organizohet për nxënësit me vështirësi në mësim.

KUR

Për kujdesin e hershëm në mëngjes dhe qëndrimin e vazhduar, shkolla njofton prindërit në fillim të vitit shkollor. Prindërit regjistrojnë fëmijët për programin e zgjedhur sipas datave të ofruara nga shkolla.