Format e përshtatura të punës

MIRË ËSHTË TA DINI

Si student, ju keni të njëjtat të drejta si punëtorët e tjerë (pushimet, festa, numri maksimal i orëve të lejuara në ditë). Ju jeni gjithashtu të siguruar në kuadër të sigurimit pensional dhe invalidor. Kjo do të thotë se periudha e kryerjes së punës studentore ju llogaritet në periudhën pensionale në regjistrin e sigurimeve pensionale dhe invalidore. Punëdhënësi juaj gjithashtu duhet të ju siguroj për rast aksidenti në punë.

 

Kontratë për kohë të caktuar

ÇFARË

Kontrata e punësimit me afat të caktuar është e kufizuar në kohë. Ajo mund të nënshkruhet për një maksimum prej dy vjetësh, qoftë për orar të plotë ose për punën me kohë të pjesshme. Kohëzgjatja zakonisht përbëhet nga 40 orë në javë, por jo më pak se 36 orë në javë. Puna me orar të pjesshëm mbulon më pak se 36 orë në javë.
Ju keni të njëjtat të drejta si punëtorët që punojnë nën një kontratë me kohë të pacaktuar.
Punëdhënësi duhet t’ju regjistrojë në sistemin e sigurimit të detyrueshëm shoqëror në të njëjtën ditë kur filloni të punoni.

Marrëveshje kontraktuale

ÇFARË

Ju nënshkruani një “Marrëveshje Kontratash” kur ju punësojnë për të kryer një punë ose një shërbim të caktuar. Fusha e veprimit, periudha gjatë së cilës duhet të përfundojë puna, numri i orëve në javë, ndryshimet dhe detajet e tjera (cilësia/sasia e punës së kryer, shërbimi apo produkti) janë të përcaktuara në kontratë. Kur punoni në përputhje me këtë kontratë, ju konsideroheni të vetëpunësuar.
Marrëveshja kontraktuale nuk mbulon sigurimin në rast të papunësisë ose sigurimin e pensioneve. Pas përfundimit të kontratës, nuk mund të kërkoni kompensime për papunësi ose pensione.

 

Marrëveshja e autorit

ÇFARË

Kjo lloj kontrate ju lejon të punësoheni si një autor i cili krijon një punë origjinale të mbrojtur me të drejtën e autorit (forma të ndryshme të shprehjes artistike, punë shkencore dhe forma të tjera të veprimit të autorit).
Shtrirja e punës, periudha gjatë së cilës duhet të përfundojë puna, numri i orëve në javë dhe detaje të tjera (cilësia /sasia e punës së kryer, shërbimi apo produkti) janë të përcaktuara në kontratë. Kur punoni në përputhje me këtë kontratë, ju konsideroheni të vetëpunësuar.
Marrëveshja e autorit nuk mbulon sigurimin në rast të papunësisë ose sigurimin e pensioneve. Pas përfundimit të kontratës, nuk mund të kërkoni kompensime për papunësi ose pensione.

 

Punë plotësuese personale

ÇFARË

Nëse dëshironi të kryeni punë të rastit, si ndihma familjare, vepra artizanale etj, ju mund të regjistroni biznesin tuaj personal plotësues në njësinë administrative. Ju mund të kryeni punën plotësuese edhe nëse jeni një i punësuar i rregullt ose nëse jeni i papunë, pensionist ose student. Nëse nuk jeni shtetas slloven, mund të kryeni punën plotësuese personale vetëm nëse keni qasje të lirë në tregun e punës.
Para se të filloni, duhet të merrni një të ashtuquajtur vlerësim që e blini në njësinë administrative për veten ose klientin tuaj. Vlerësimi është i vlefshëm për një muaj, mund të lëshohet për muajin aktual ose të ardhshëm.
Të ardhurat gjysmëvjetore të krijuara nga puna plotësuese personale nuk mund të kalojnë shumën prej tre pagave mesatare në Slloveni të vitit të mëparshëm kalendarik.

Puna studentore

ÇFARË

Gjatë kohës së shkollimit në Slloveni ju mund të kryeni punë të përkohshme studentore ose punë studentore me orarë të shkurtër. Puna studentore mund të bëhet kur jeni 15 vjeç e më shumë dhe jeni regjistruar në një program të arsimit të mesëm ose të lartë.
Nëse jeni shtetas i një Shteti Anëtar të BE-së ose një vendi jo anëtar të BE-së, ju mund të kryeni punë studentore nëse jeni duke studiuar në Slloveni ose duke marrë pjesë në një program ndërkombëtar të shkëmbimit të studentëve. Ju gjithashtu duhet të keni:

  • një dokument të vlefshëm identiteti,
  • një llogari bankare sllovene,
  • numrin personal tatimor të Sllovenisë,
  • dëshmi që jeni student në Slloveni – një provë e regjistrimit në një fakulltet ose universitet në Slloveni.

Së pari, ju duhet të regjistroheni në një Shërbim studentor ku mund të rishikoni konkurset për punën e studentëve. Punoni në bazë të një kontrate të veçantë, e cila referohet si udhëzim. Këtë udhëzim e merrni në Shërbimin e studentëve. Ka më shumë se 25 shërbime të ndryshme studentore në të gjithë Slloveninë.
Më shumë rreth punës së studentëve  mund të lexoni këtu
(në sllovenisht): http://www.studentska-org.si/studentski-kazipot/studentsko-delo/
(në anglisht): http://studyinslovenia.si/live/working/

 

Puna sezonale

ÇFARË

Puna sezonale është një punë e përkohshme dhe e rastësishme që lidhet me një sezon të caktuar dhe zgjat një periudhë të caktuar varësisht nga puna (p.sh. bujqësi, pylltari, turizëm, ndërtimtari). Ju jeni një punëtor sezonal kur punoni në një punë individuale në bazë të një kontrate të lidhur (kontratë pune me afat të caktuar, marrëveshje kontraktuale). Pas skadimit të kontratës, nuk keni të drejtë dëmshpërblimi, por mund të llogarisni kohën e punës që konsiderohet si një periudhë e punës. Të huajt mund të punojnë vetëm në bujqësi dhe pylltari dhe para kësaj ata duhet të marrin një leje pune të përshtatshme dhe leje qëndrimi.