Fëmijët me nevoja të veçanta

ÇFARË

Fëmijët me nevoja të veçanta mund të vizitojnë shkollën fillore ose shkollën fillore me një program të përshtatur. Vlerësimin për programin e përshtatshëm arsimor mund ta merrni me ndihmën e »proçesit drejtues«. Në proçesin drejtues, komisioni i posaçëm identifikon nevojat e fëmijës dhe propozon një institucion të përshtatshëm arsimor.

Fëmijët me nevoja të veçanta gjithashtu mund të integrohen në format e zakonshme arsimore me zbatimin e përshtatur dhe/ose ndihmën profesionale shtesë, por vetëm nëse me këtë pajtohet komisioni drejtues.

»Proçesi drejtues« i dedikohet fëmijëve me nevoja të veçanta që kanë nevojë për programe të përshtatshme arsimore dhe trajnuese për integrimin e suksesshëm në procesin arsimor, si dhe sigurimin e mënyrave dhe formave të ndryshme të asistencës.

Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta kryhet sipas:

 

  • një programi për fëmijët parashkollor me zbatim të përshtatur dhe asistencë profesionale shtesë,
  • një programi të përshtatur për fëmijët parashkollorë,
  • programeve edukativo-arsimore me zbatim të përshtatur dhe asistencë profesionale shtesë,
  • programeve të përshtatura të edukimit me standarde të barabarta arsimore,
  • programeve të përshtatura të edukimit me standarde të ulëta arsimore,
  • një programi special për fëmijët me çrregullime të lehta ose të rënda mendore dhe programeve të tjera të veçanta (në vazhdim: program i posaçëm edukativo-arsimor)
  • Programeve edukative.

Gjithashtu në dispozicion ka forma të ndryshme të ndihmës profesionale shtesë.

KUSH

Fëmijët me nevoja të veçanta janë fëmijët me çrregullime mendore, fëmijët e shurdhër, të verbër dhe me shikim të dëmtuar ose fëmijët me dëmtime shikimi, fëmijët me çrregullime gjuhësore, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët me mangësi në fusha të veçanta të të mësuarit, fëmijët e sëmurë, fëmijët me çrregullime emocionale dhe të sjelljes dhe fëmijët me autizëm.

SI

Një institucion edukativo-arsimor, ku fëmija është i regjistruar ka për detyrë të paraqesë kërkesën për vlerësimin e drejtimit të duhur pranë Entit të Republikës së Sllovenisë për arsim dhe në lidhje me këtë të informon edhe Qendren kompetente për çështje sociale. Qendra për çështje sociale, në bazë të dokumentacionit, vlerëson nëse duhet filluar proçeduren për vendosjen fëmijës me çrregullime emocionale dhe të sjelljes në institucionin e duhur edukativ.

KUR

Proçedura e drejtimit duhet të zhvillohet para regjistrimit në shkollën fillore. Kërkesa për proçeduren e drejtimit mund të dorëzohet para regjistrimit në programin edukativo-arsimor, para shkollës fillore dhe/apo në çdo kohë gjatë pjesëmarrjes së fëmijës në një program edukativo-arsimor, nëse kërkohet një rivlerësim.

KU

Kërkesën për proçeduren e drejtimit dorëzoni pranë Entit të RS-së për arsim (në sllovenisht): https://www.zrss.si/o-nas/usmerjanje-otrok-s-pp