Dokumente të rëndësishme personale

KUJDES

Nëse e keni humbur dokumentin tuaj personal ose nëse u është vjedhur, këtë duhet ta raportoni pranë njësisë administrative brenda 8 ditëve. Nëse kjo ndodh gjatë kohës kur jeni jashtë vendit, në lidhje me këtë njoftoni Përfaqësinë e Republikës së Sllovenisë ose njësinë administrative brenda tetë ditëve nga kthimi në Slloveni.

Lista e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/

 

Karta e identitetit

ÇFARË

Me kartën tuaj të identitetit treguni identitetin dhe shtetësinë tuaj.
Nëse jeni shtetas i një shteti anëtar të BE-së, ju mund të udhëtoni me të në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet Anëtare të Shengenit. Nëse karta juaj e identitetit është dokumenti i vetëm i vlefshëm për për të hyrë dhe qëndruar në Slloveni, sigurohuni që ta keni gjithmonë me vete.
Nëse jeni shtetas i një vendi të tretë, kalimi i kufirit përveç kësaj kërkon edhe pasaportën dhe në disa raste tjera edhe vizën ose leje qëndrimi.

KU

Kërkesën për lëshimin e një karte identiteti mund ta dorëzoni në cilëndo njësi administrative ose mision diplomatik të Republikës së Sllovenisë
Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/
Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/

Leje qëndrimi

ÇFARË

Leja e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm, shtetasve të vendeve të treta, u lëshohet në formën e një karte. Kartën e lejes tuaj të qëndrimit duhet të keni gjithmonë me vete, së bashku me dokumentin e udhëtimit (pasaportë ose letërnjoftim, nëse në Slloveni mund të hyni vetëm me këtë dokument) dhe vërtetimin e lajmërimit të adresës në Slloveni.

KU

Kërkesën për lejen tuaj të parë të qëndrimit mund ta dorëzoni pranë përfaqësisë të Republikës së Sllovenisë.
Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/
Lejen tuaj të qëndrimit mund ta vazhdoni pranë Njësisë administrative.
Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/

Pasaporta

ÇFARË

Pasaporta është dokument zyrtar që ju mundëson të udhëtoni jashtë shtetit dhe të tregoni identitetin dhe shtetësinë tuaj. Pasaporta zakonisht lëshohet nga shteti juaj i origjinës.
Para se të udhëtoni për në Slloveni, kontrolloni datën e skadimit të pasaportës tuaj. Ju mund të udhëtoni vetëm me pasaporte të vlefshme.
Nëse dëshironi të dorëzoni kërkesë për marrjen e një vizë sllovene, sigurohuni që data e skadimit të pasaportës tuaj të jetë më e gjatë se periudha e parashikuar e qëndrimit në Slloveni,  për të paktën tre muaj. Nëse jeni në Slloveni në bazë të një vize, sigurohuni që gjithmonë të keni pasaportën me vete. Edhe nëse keni një leje qëndrimi në Slloveni, gjithmonë duhet të keni edhe pasaportën pranë.

KU

Kërkesën për lëshimin e pasaportës mund të bëni pranë autoritetit kompetent tn vendit tuaj.

Karta e sigurimit shëndetësor (kartë shëndetësore)

ÇFARË

Nëse e keni sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, në Slloveni do merrni një kartë shëndetësore.
Këtë kartë duhet ta paraqisni sa herë që të vizitoni mjekun tuaj. Sigurohuni që të keni kartën shëndetësore pranë vetes në çdo kohë,
Ju mund të aplikoni për kartë shëndetësore evropiane, e cila ju ofronë mbulimin e sigurimit shëndetësor në të gjithë BE-në.
Nëse keni një sigurim shëndetësor privat (kjo nuk është e njëjtë me sigurimin shëndetësor vullnetar), mbani numrin e policës së sigurimit dhe detajet kontaktuese në çdo kohë pranë vetes.

KU

Karta shëndetësore lëshohet nga Enti i Sigurimeve Shëndetësore të Sllovenisë.
(në sllovenisht): http://www.zzzs.si/index.html
(në anglisht): http://www.zzzs.si/indexeng.html
Të dhënat kontaktuese të  Entit të Sigurimeve Shëndetësore në Sllovenis
(në sllovenisht): http://www.zzzs.si/imenik
(në anglisht): http://www.zzzs.si/zzzs/internet/zzzseng.nsf/o/8367C5ACCE9DCB61C125756F00349F00

 

Leja e drejtimit

ÇFARË

Gjatë ngasjes gjithmonë duhet të keni pranë vetes lejen e drejtimit.
Nëse jeni nga një shtet anëtar i BE/ZEE dhe Zvicrës, mund të përdorni lejen e drejtimit të lëshuar nga shteti juaj.
Nëse jeni shtetas i një vendi jo anëtar i BE-së, duhet të keni lejen ndërkombëtar të drejtimit, të cilën e paraqitni së bashku me lejen e drejtimit nga vendi juaj. Leja ndërkombëtar e drejtimit për një vit ju lëshohet nga vendi juaj i origjinës. Më shumë informacion në kapitullin “Jeta e përditshme – Leje drejtimi”.

KU

Për më shumë informacion mbi patentën ndërkombëtarë kontaktoni autoritetin kompetent në vendin tuaj.
Më shumë informata për marrjen e patentës ndërkombëtare në Slloveni mund të gjeni këtu (në sllovenisht): https://www.amzs.si/na-poti/mednarodni-dokumenti-in-vinjete/mvd-mednarodno-voznisko-dovoljenje

Karta studentore

ÇFARË

Çdo student i regjistruar në një universitet në Slloveni merr një kartë studentore. Kjo kartë ju mundëson qasje në shërbimet e ofruara për studentët: qasje në bibliotekën universitare, ushqim dhe transport publik të subvencionuar si dhe zbritje të ndryshme për studentët. Studentët e huaj që regjistrohen në programin e ndërrimit të studentëve në universitetin slloven kanë gjithashtu të drejtë për një kartë studentore.

KU

Karta studentore lëshohet nga universiteti ku studioni.