Bursat dhe ndihma studimore

Bursa e shtetit

ÇFARË

Nxënësit dhe studentët që kanë të drejtë për bursë shtetërore:

  • shtetasit e Republikës së Sllovenisë,
  • ata që përmbushin kushtet sipas dispozitave të Ligjit për ushtrimin e të drejtave nga fondet publike në lidhje me të ardhurat mesatare mujore për çdo anëtar të familjes,
  • janë regjistruar në studime vetëm në nivelin 1 dhe 2 të Bolonjës,
  • nuk duhet të jenë në marrëdhënie pune ose të kenë statusin e një personi të papunë.

Një bursë kombëtare për arsim jashtë vendit mund t’i jepet një shtetasi të Republikës së Sllovenisë, nëse është duke u shkolluar jashtë vendit në një institucion arsimor të akredituar në përputhje me rregullat e vendit të arsimit për zbatimin e një programi arsimor të akredituar publikisht për marrjen e nivelit të arsimit.
Për nxënësit e mitur, kërkesa për dhënien e një burse shtetërore mund të paraqitet nga prindërit ose përfaqësuesit ligjorë, me një kërkesë të vetme për ushtrimin e të drejtave nga fondet publike.

KU

Kërkesën për përfitimin e bursës mund ta dorëzoni personalisht ose me postë  në qendrën për punë sociale ku keni vendbanimin tuaj të përhershëm. Më shumë informacion është në dispozicion nga Ministria e Punës, Familjes dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Lidhja (në sllovenisht):
http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/trg_dela_in_zaposlovanje/stipendije/

Bursa Zois

ÇFARË

Bursa Zois është një pagesë mujore që i jepet një fëmije të talentuar. Bursa synon të inkurajojë arsimimin e tyre dhe zhvillimin e karrierës së tyre, andaj u ndahet nxënësve, studentëve dhe pjesëmarrësve në arsimin e të rriturve, të cilët janë shtetas sllovenë.
Kushte të veçanta për dhënien e bursës Zois janë të paktën një arritje e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht një sukses i duhur shkollor ose studimor ose një kriter tjetër i veçantë.
Nëse jeni përfitues i bursës Zois, duhet të aplikoni për të çdo vit për vitin e ardhshëm shkollor. Konkursi për dhënien e bursave Zois publikohet çdo vit në qershor. Aplikimi duhet të dorëzohet nga mbajtësit aktual të kësaj burse, si dhe nga ata që dëshirojnë të marrin bursën për herë të parë.

KU

Aplikacionin për bursën Zois mund ta paraqitni pranë Fondit publik të Republikës së Sllovenisë për bursa, zhvillim, invaliditet dhe mbijetesë.
(në sllovenisht) http://www.sklad-kadri.si
(në anglisht) http://www.sklad-kadri.si/en/
http://www.sklad-kadri.si/si/stipendije/zois/

Bursa për profesione deficitare

ÇFARË

Bursat për profesionet deficitare u dedikohen nxënësve në shkollat e mesme profesionale dhe teknike, të cilët janë të regjistruar në programe edukativo-arsimore shumë të kërkuar në tregun e punës.
Një profesion i mangët është një profesion për të cilin punëdhënësit nuk mund të gjejnë punëtorë të mjaftueshëm. Për të marrë një bursë të përgjithshme, duhet të regjistroheni në një program arsimor nga profesionet e listuara në listën e profesioneve deficitare.
Fondi, çdo vit, deri në fund të janarit, publikon një konkurs publik për dhënien e bursave për profesione deficitare (në sllovenisht). http://www.sklad-kadri.si/si/stipendije/deficitarne/

KU

Fondit publik i RS-së për bursa, zhvillim, invaliditet dhe mbijetesë (në sllovenisht) http://www.sklad-kadri.si  (në anglisht) http://www.sklad-kadri.si/en/

Bursa nga kompanitë

ÇFARË

Qëllimi i bursës nga kompani të ndryshme është të lidhë punëdhënësit dhe studentët gjatë arsimimit të tyre. Kjo u mundëson kompanive të jenë më aktive në përfshirjen e edukimit dhe zhvillimit të punonjësve të ardhshëm. Këto bursa janë mesatarisht bursat më të larta të disponueshme në Slloveni.
Zakonisht, shumica e këtyre bursave përfshijnë, përveç vazhdimit apo përfundimit të suksesshëm të arsimit, pra pas përfundimit të studimeve gjithashtu edhe detyrimin për të punuar në këto kompani. Ky detyrim është, si rregull, i përcaktuar edhe me kohë, marrësi i bursës duhet të punësohet dhe punoj tek dhënësi i bursës për të paktën një periudhë aq të gjatë, sa kanë zgjatur studimet. Punëdhënësi gjithashtu mund të pajtohet me bursëmarrësin edhe për kryerjen e detyrimeve të tjera.
http://www.sklad-kadri.si/si/stipendije/kadrovske-stipendije/

KU

Fondit publik i RS-së për bursa, zhvillim, invaliditet dhe mbijetesë (në sllovenisht) http://www.sklad-kadri.si  (në anglisht) http://www.sklad-kadri.si/en/