Vlerësimi i arsimit me qëllim të kërkimit të punës

ÇFARË

Nëse jeni i huaj dhe kërkoi një vend pune, e cila kërkon një nivel të caktuar të arsimit, ju duhet të merrni një vërtetim për vlerësimin e arsimimit tuaj. Qendra ENIC-NARIC jep një opinion në procesin e vlerësimit, i cili përmban informacione mbi elementë të ndryshëm të arsimit të vlerësuar, siç janë kualifikimet arsimore, statusi i institucionit arsimor dhe programi arsimor, fusha e arsimit, titulli apo diploma e fituar, një përshkrim i shkurtër i sistemit arsimor, krahasim me sistemin arsimor në Republikën e Sllovenisë, etj. Ju mund të aplikoni për vlerësimin e arsimit në qendrën ENIC-NARIC me formularin V. dhe dokumentacionin shtesë (certifikata origjinale e arsimit të deritanishëm).

KU

Institucioni kompetent është ENIC-NARIC Center Slovenia,
Kotnikova 38, 1000 Ljubljana, T: +386 1 478 47 45,
(në sllovenisht):
http://www.mizs.gov.si/si/delovna_podrocja/direktorat_za_visoko_solstvo/enicnaric_center/vrednotenje_izobrazevanja/