Vlefshmëria e patentës së huaj

ÇFARË

Nëse ju jeni mbajtës i një patente të vlefshme shoferi të lëshuar nga një autoritet kompetent në vendin tuaj të origjinës ose të qëndrimit, në Slloveni mund të vozitni një makinë të së njëjtës kategori për një vit nga data e regjistrimit të vendbanimit tuaj në Slloveni, por me kusht që të ekzistojë parimi i reciprocitetit. Nuk ka afate kohore për lejet e vozitjes të lëshuara në Shtetet Anëtare të BE-së, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Islandë. Nëse ju jeni mbajtësi i lejes së qëndrimit dhe e keni vendbanimin e lajmëruar në Republikën e Sllovenisë për një periudh më të gjatë se gjashtë muaj, ju mund të aplikoni për një zëvendësim të një patente të vlefshme shoferi të huaj me një patentë shoferi slloven, por me kusht që të plotësohen kushte të caktuara. Si pjesë e këtij procesi, duhet të kaloni një provë praktike të vozitjes dhe një ekzaminim mjekësor. Nëse ka kaluar një vit nga momenti që keni ardhur në Slloveni si një banor i ri, atëherë duhet të përfundoni kursin e rregullave të trafikut rrugor dhe të kaloni provimin nga pjesa teorike.

KU

Kërkesën për zëvendësim e patentë shoferit mund ta paraqisni në çdo njësi administrative. Lista e njësive administrative është në dispozicion këtu (në gjuhën sllovene): http://www.upravneenote.gov.si
Pjesën praktike të testit tuaj të vozitjes mund ta kryeni në cilëndo nga shkollat lokale të vozitjes.

KUJDES

Së paku gjashtë muaj pas marrjes së patentës, shoferët fillestar duhet të kryejnë një program trajnimi shtesë që është i detyrueshëm për vazhdimin e patentës së tyre. Këtë trajnim gjithashtu duhet ta përfundoni nëse keni marrë patentë shofer slloven, por nuk keni përfunduar një program të ngjashëm në vendin që ka lëshuar patentën tuaj origjinale.