Vizë për qëndrim afatshkurtër (vizë Shengen ose vizë C)

ÇFARË

Viza afatshkurte (Viza C) ju mundëson të qëndroni në territorin e shteteve Shengen ose për të hyrë në to. Ju mundëson të qëndroni në Slloveni për një periudhë maksimale prej 90 ditësh brenda një periudhe 180-ditore. Kur aplikoni për vizën C, duhet të dorëzoni dokumentet e detyrueshme dhe ato shtesë, varësisht nga qëllimi i qëndrimit tuaj në Slloveni. Qëllimi i udhëtimit mund të ndahet në gjashtë kategori kryesore: 1. Udhëtime biznesi, 2. Studime ose forma tjera trajnimesh, 3. Turizëm dhe arsye private, 4. Arsye politike, shkencore, kulturore, sportive, fetare ose të tjera, 5. Delegacione zyrtare, 6. Arsye shëndetësore. Lista e dokumenteve të kërkuara nga autoritetet varet nga qëllimi i vizitës. Listen e dokumenteve të kërkuara mund të gjeni këtu:
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/for_visa_applicants/short_stay_visas/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/vstop_in_prebivanje/najpogostejsa_vprasanja/kratkorocni_vizum/

Më shumë informacion në lidhje me vizën C mund të gjeni këtu
(në anglisht, uebsajti është në dispozicion edhe në gjuhën gjermane, frëngjishte, spanjolle dhe kineze): https://www.schengenvisainfo.com/slovenia-visa/
Më shumë informacion të detajuar në lidhje me hyrjen, rregullimin e vizave mund të gjeni këtu
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/visa_regimes_and_visas/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/vstop_in_prebivanje/vizumski_rezim_in_vizumi/
Viza C mund të vazhdohet në situata të caktuara kur nuk mund të ktheheni në vendin tuaj të origjinës.

SI

Për vizë duhet të aplikoni personalisht në misionin diplomatik ose konsullor të Republikës së Sllovenisë para se të hyni në Slloveni. Nëse Sllovenia nuk ka përfaqësi në një vend të caktuar, por ka një marrëveshje të vlefshme për çështjet e vizave, ju mund të aplikoni për vizë në përfaqësinë diplomatike ose konsullore të një shteti tjetër të Shengenit. Për vizë mund të aplikoni nga 90 deri në 15 ditë para datës së udhëtimit tuaj në Slloveni. Formularët e aplikimit janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm (uebsajti në anglisht, formularët në gjuhë të ndryshme):
http://www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/application_forms/

KU

Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/