Vizë për qëndrim afatgjatë (viza kombëtare ose viza D)

ÇFARË

Viza për qëndrim afatgjatë (viza D) ju mundëson të hyni dhe të qëndroni në Republikën e Sllovenisë gjatë periudhës së vlefshmërisë, por jo më shumë se një vit. Ju duhet të merrni vizën D para se të udhëtoni në Slloveni. Kur aplikoni për këtë vizë, ju duhet të dorëzoni dokumentet e detyrueshme dhe shtesë, varësisht nga qëllimi i aplikimit për vizë (bashkim familjar, studentë, diplomatë, gazetarë, trajnerë sporti etj.). Kjo vizë mund t’i jepet kategorive të caktuara të shtetasve të vendeve të treta. Më shumë informacion mbi kategoritë e personave që kanë të drejtë të aplikojnë për vizë D mund të gjeni këtu:

(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/for_visa_applicants/long_stay_visas/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/vstop_in_prebivanje/najpogostejsa_vprasanja/dolgorocni_vizum/

Më shumë informacion të detajuar në lidhje me hyrjen, rregullimin e vizave mund të gjeni këtu
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/visa_regimes_and_visas/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/vstop_in_prebivanje/vizumski_rezim_in_vizumi/

SI

Për vizë ju duhet të aplikoni personalisht në misionin diplomatik ose konsullatën e Republikës së Sllovenisë dhe jo në misionet e shteteve të tjera të Shengenit që përfaqësojnë Slloveninë, dhe para se të hyni në Slloveni. Për këtë vizë ju duhet të aplikoni nga 90 deri në 15 ditë para datës së udhëtimit tuaj në Slloveni. Formularët e aplikimit janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm (në anglisht, formularët në gjuhë të ndryshme): http://www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/application_forms/
Viza D nuk mund të vazhdohet. Në vend të kësaj, ju mund të aplikoni në njësinë administrative për një leje qëndrimi.

MIRË ËSHTË TA DINI

Mbajtësit e lejës së vlefshme të qëndrimit të njërit nga vendet e Shengenit nuk kanë nevojë për vizë.
Më shumë informacion rreth aplikuesve të vizave mund të gjeni këtu
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/for_visa_applicants/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/vstop_in_prebivanje/najpogostejsa_vprasanja/

KU

Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/

Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/