Vakti dhe dreka e subvencionuar në shkollë

ÇFARË

Shkollat duhet të sigurojnë të ushqyerit e shkollës për nxënësit.  Fëmijët nga familjet sociale dhe ekonomikisht të pafavorizuara kanë të drejtën e ushqimit me një çmim të reduktuar

KUSH

Për këtë subvencion janë të arsyetuar nxënësit që shkollohen në mënyrë të rregullt, që kanë aplikuar për një vakt dhe plotësojnë disa kritere të tjera.
Pavarësisht nga kushtet, këtë subvencion mund ta marrin edhe nxënësit që janë të strehuar në një familje kujdestare si dhe nxënësit azilkërkues. Nxënësit që jetojnë në institucione edukativo-arsimore për fëmijë dhe të rinjë me nevoja të veçanta dhe që shkollohen jashtë këtij institucioni, kanë të drejtën e subvencionit në çmimin e një vakti. Lidhja (në sllovenisht):
http://www.mizs.gov.si/si/delovna_podrocja/direktorat_za_srednje_in_visje_solstvo_ter_izobrazevanje_odraslih/srednjesolsko_izobrazevanje/prehrana/

SI

Fëmijën duhet ta paraqitni për një vakt shkollor (dhe drekë) vetëm në fillim të vitit shkollor. Për  subvencion nuk keni nevojë të aplikoni. Subvencioni jepet automatikisht.
Aplikimi për një subvencion të till dorëzohet në Qendrën për punë sociale vetëm në rast kur familja e nxënësit nuk ka një vendim të vlefshëm për shtesa fëmijësh ose bursen shtetërore. Lidhja (në sllovenisht):

http://www.mizs.gov.si/si/delovna_podrocja/direktorat_za_srednje_in_visje_solstvo_ter_izobrazevanje_odraslih/srednjesolsko_izobrazevanje/prehrana/