Transporti në shkollë

ÇFARË

Transporti falas është i organizuar për të gjithë fëmijët në Slloveni që kanë shkollën  më shumë se katër kilometra larg nga vendbanimi i tyre (nëse vizitojnë shkollën brenda mjedisit të tyre lokal).

KUSH

Të gjithë fëmijët që jetojnë më shumë se katër kilometra nga shkolla. Transporti falas gjithashtu organizohet edhe për:

  • të gjithë fëmijët e klasës së parë, pavarësisht distancës mes shkollës dhe shtëpisë,
  • fëmijët e të gjitha klasave tjera, nëse autoriteti kompetent i sigurisë rrugore konstaton, se siguria rrugore e nxënësit, gjatë rrugëtimit të tij në shkollë dhe shtëpi, është e rrezikuar.
  • fëmijët me nevoja të veçanta të të gjitha klasave, pavarësisht distancës midis shkollës nga shtëpia.

SI

Transporti organizohet nga shkolla fillore.

KUJDES

Të gjithë fëmijët nën moshën shtatë vjeçare që nuk përdorin shërbimet e transportit shkollor në rrugën e tyre për në shkollë dhe mbrapa, pavarësisht distancës, duhet të shoqërohen nga prindërit e tyre, të afërmit e tjerë ose kujdestarët.