Sistemi i shkollës së mesme në Slloveni

ÇFARË

Shkolla e mesme zgjat nga dy deri në pesë vjet, kursi profesional dhe maturimi zgjat 1 vit. Nxënësit zakonisht janë 15 vjeç kur hyjnë në arsimin e mesëm, çfarë nuk është e detyrueshme. Ky edukim është i ndarë në programet e mëposhtme arsimore:

  • arsim i ulët profesional,
  • arsim i mesëm i ulët profesional,
  • arsim i mesëm profesional dhe teknik,
  • kurs profesional
  • arsim i mesëm i përgjithshëm – gjimnazi
  • kursi i maturës.

Shkollat e mesme publike janë pa pagesë, ndërsa shkollat e mesme private mund të kërkojnë pagesë shkollimi.

Programet e arsimit të mesëm shkollor publikohen në shpalljet vjetore edukativo-arsimore.

  1. a)Arsim i ulët profesional

ÇFARË:

Dëftesa e provimit përfundimtar ju mundëson të punësoheni, gjithashtu edhe regjistrimin në vitin e parë të çdo programi të arsimit të mesëm profesional ose shkencor.

KUSH: Nxënësit që kanë përfunduar shkollën fillore ose të paktën shtatë vjet të shkollës fillore.

  1. b)Arsim i mesëm i ulët profesional

ÇFARË: Një program trevjeçar në të cilin merrni kualifikime për një profesion të caktuar në mënyrë që të mund të filloni të punoni. Programi përbëhet nga module teknike, mësim praktik në shkollë dhe trajnime praktike me punëdhënësin. Shkollën e mbaroni me një provim përfundimtar. Ky program arsimor mund të zbatohet si një program i rregullt ose program praktik. Rrreth praktikës mund të lexoni më shumë në seksionin 2.1.1.b.

Shkollimin tuaj mund ta vazhdoni në programe dyvjeçare profesionale dhe teknike ku pas përfundimit të suksesshëm të maturës merrni një arsim profesional të mesëm. Ata që synojnë të punësohen, mund të fitojnë një arsim të mesëm profesional edhe pas tre viteve të përvojës së punës profesionale duke kryer provimin përkatës siç është provimi i punës, mbikëqyrës, menaxherial etj.. Nëse kaloni provimet nga kurset e përgjithshme të maturës profesionale, mund të vazhdoni shkollimin tuaj në një shkollë të lartë profesionale.

Ligji i praktikës lejon mundësinë e një niveli më të lartë të trajnimit praktik me punë tek punëdhënësi në fushën e arsimit të mesëm profesional.

KUSH: Nxënësit që kanë përfunduar shkollën fillore ose një program të arsimit të ulët të mesëm profesional.

  1. c)Arsim i mesëm profesional dhe teknik

 

ÇFARË: Në këtë program arsimimi, ju merrni kualifikime për një profesion të caktuar në mënyrë që të mund të filloni punën ose të vazhdoni arsimin tuaj terciar. Ky program përfshin lëndët shkollore, modulet teknike, trajnimin praktik dhe punën e hapur në bashkëpunim me kompanitë. Programin e mbaroni me një provim përfundimtar të njohurive (matura profesionale). Ky program arsimor zgjat nga tre deri në katër vjet.

Ky program i mesëm i përfunduar profesional mundëson regjistrimin e drejtpërdrejtë në të gjitha programet e arsimit të lartë profesional dhe programeve të arsimit të lartë të nivelit të parë të Bolonjës.

KUSH: Nxënësit ose studentët që kanë përfunduar programin e arsimit fillor ose të mesëm profesional.

 d) Arsimi i mesëm i përgjithshëm

 ÇFARË: Gjimnazi është një program katërvjeçar i arsimit të mesëm që ju përgatit për studime universitare. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme programesh gjimnaziste:

  • Programet e përgjithshme: gjimnazi dhe gjimnazi klasik,
  • Programet profesionale: gjimnazi teknik, gjimnazi ekonomik, gjimnazi i artit (drejtimi i muzikës, drejtimi i vallëzimit, drejtimi i artit, drejtimi i teatrit dhe filmit).

Të gjitha programet përbëhen nga lëndë të detyrueshme dhe fakultative. Në të gjitha shkollat e ciklit të lartë, mësoni së paku dy gjuhë të huaja. Këtë shkollë e përfundoni me një provim të njohurive të përgjithshëm që quhet matura.

KUSH:

Në këtë program arsimor, mund të regjistrohet kushdo që ka përfunduar me sukses shkollën fillore. Kusht për regjistrim në gjimnazin e arteve (përveç teatrit dhe filmit) dhe gjimnazin me departamentet sportive është plotësimi i kushteve të veçanta.

  1. e)Kursi profesional

 ÇFARË: Në këtë kurs profesional njëvjeçar, ju mund të merrni një kualifikim të nivelit të arsimit të mesëm teknik dhe profesional.

KUSH: Nxënësit që kanë përfunduar katër vjet gjimnaz ose të arsimit të mesëm profesional.

  1. f)Kursi i maturës

ÇFARË: Kur të përfundoni arsimin e mesëm me maturë profesionale dhe dëshironi të vazhdoni shkollimin tuaj në universitet, ju mund të regjistroheni në kursin e maturës.

KUSH: Në kursin e maturës mund të regjistroheni nëse keni përfunduar:

  • Arsimin e mesëm profesional trevjeçar,
  • vitin e tretë të gjimnazit, nëse keni ndërprerë arsimin për të paktën një vit,
  • arsimin fillor dhe në të njëjtën kohë keni kaluar testin e nivelit të vitit të tretë të gjimnazit,
  • një program të njohur zyrtarisht si gjimnaz privat.

MIRË ËSHTË TA DINI

Shteti paguan sigurimin shëndetësor për nxënësit dhe siguron subvencione për ushqim dhe transport shkollor, në varësi të statusit shoqëror të familjes së secilit nxënës.
Shteti është përgjegjës për organizimin e rrjetit të konvikteve ku nxënësit dhe studentët nga vende të largëta mund të qëndrojnë aty gjatë arsimimit.
Ndonëse arsimi i mesëm është pa pagesë, nxënësit duhet të paguajnë për qëndrimin e tyre në konvikt (rreth 90 EUR në muaj). Ata gjithashtu duhet të paguajnë librat shkollore, të cilat mund edhe t’i huazojnë. Shteti inkurajon krijimin e “fondeve të teksteve shkollore”.
Shumica e shkollave të mesme janë të arritshme edhe për invalidët/karriget me rrota.