Sigurimi shëndetësor suplementar (Dodatno zdravstveno zavarovanje)

ÇFARË

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm mbulon plotësisht vetëm shërbimet më të përgjithshme dhe urgjente të kujdesit shëndetësor dhe ekzaminimet. Për të gjitha shërbimet e tjera (siç janë ekzaminimet dhe shërbimet e specialistëve, trajtimi spitalor, procedurat dentare të mëdha, të gjitha ilaçet, fizioterapia, rehabilitimi etj.) nevojitet pagesa shtesë ose sigurim suplementar shëndetësor.
Sigurimi shëndetësor suplementar mbulon diferencën midis vlerës së plotë të shërbimeve mjekësore dhe vlerës së mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Ju mund ta bëni sigurimin shëndetësor suplementar si kombinim me sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Sigurimi suplementar ofrohet nga shoqëritë private të sigurimit.

KUSH

Nëse dëshironi t’i keni të mbuluara të gjitha shpenzimet tuaja në lidhje me shërbimet mjekësore. Varet nga ju nëse vendosni të merrni sigurim shëndetësor suplementar. Megjithatë, shumica e banorëve sllovenë paguajnë për këtë skemë shtesë të sigurimeve shëndetësore.

SI

Kontaktoni një nga kompanitë private të sigurimit dhe krijoni vetë sigurimin shëndetësor suplementar. Mund ta paguani si një kontribut mujor, tre mujor ose vjetor.

KU

Mund të blini sigurim shëndetësor suplementar në kompanitë e mëposhtme të sigurimit: