Sigurimi shëndetësor privat ose sigurimi i udhëtimit/turistik

ÇFARË

Sigurimi shëndetësor privat ofrohet nga kompanitë private të sigurimit.

KUSH

Njerëzit që nuk kanë të drejtën e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm (p.sh. qytetarët jo të BE-së që nuk punojnë në Slloveni ose nuk janë të siguruar si anëtarë të familjes). Ky lloj sigurimi përdoret gjithashtu nga persona që janë në proces të aplikimit për leje qëndrimi, por nuk i plotësojnë ende kushtet për regjistrim në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Më shpesh, ky sigurim përdoret kur udhëtohet jashtë vendit për qëllime turistike.

SI

Kontaktoni kompaninë private të sigurimit për të zgjedhur sigurimin shëndetësor privat. Ata do t’ju ofrojnë mbulime, polica dhe çmime të ndryshme.

KU

Këto janë kompanitë kryesore të sigurimit që ofrojnë sigurim shëndetësor privat në Slloveni: ● AdriaticSlovenica d.d. (sllovenisht): https://www.adriatic-slovenica.si/