Regjistrimi

ÇFARË

Fëmijët që përfundojnë gjashtë vjet para 31 gushtit duhet të fillojnë të shkojnë në shkollë më 1 shtator.
Shtetasit e huaj kanë të drejtë në arsimin fillor nën të njëjtat kushte si qytetarët sllovenë.

KUR

Periudha e regjistrimit fillon në muajin shkurt për vitin e ardhshëm shkollor.

MIRË ËSHTË TA DINI

Nëse fëmija është përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare, Ministria e Brendshme do të informojë prindërit (përfaqësuesin ligjor ose kujdestarin) për shkollën më të përshtatshme për fëmijën. Shkolla kryen procesin e aplikimit.
Në mënyrë që të regjistrohet fëmija, shkolla ka nevojë për informacion mbi arsimimin e mëhershëm të fëmijës.
Organizatat arsimore njohin arsimimin në bazë të dokumenteve të huaja të dorëzuara. Proçedura fillon me kërkesë të aplikuesit, i cili e paraqet atë në formën e përshkruar nga organizata arsimore në Slloveni, në të cilën dëshiron të vazhdojë shkollimin për fëmijën e tij. Para regjistrimit në shkollë, duhet të kryhet një intervistë me prindërit, përfaqësuesin ligjor ose kujdestarin.

HAPI

HAPI 1: Në shkollën fillore ku dëshironi të regjistroni fëmijën tuaj, në muajin shkurt, organizoni një takim për vitin e ardhshëm shkollor. Prindërit zakonisht zgjedhin një shkollë që është afër shtëpisë së tyre.

HAPI 2: Plotësoni kërkesën për regjistrim me të dhënat tuaja personale dhe të dhënat personale të fëmijës dhe dorëzoni atë në shkollë.

HAPI 3: Vërtetimin e regjistrimit shkolla e lëshon tre muaj para fillimit të vitit të ri shkollor në shtator.

KU

Lista e të gjitha shkollave fillore në Slloveni (në sllovenisht):
http://www.mizs.gov.si/si/delovna_podrocja/direktorat_za_predsolsko_vzgojo_in_osnovno_solstvo/osnovno_solstvo/seznam_os_v_sloveniji/