Regjistrimi në edukimin parashkollor

ÇFARË

Pranimi në arsimin parashkollor bëhet në institucion (kopsht), pavarësisht nëse është institucion publik apo privat. Fëmijën tuaj mund ta regjistroni në çdo kohë të vitit. Mirëpo shumicen e aplikimeve për regjistrim për vitin e ardhshëm shkollor, që fillon në shtator, prindërit e paraqesin në mars. Aplikimit për regjistrim, duhet ti bashkangjitni edhe një certifikatë mjekësore në lidhje me shëndetin e fëmijës.
Prindërit, për regjistrimin e fëmijës në kopsh, zakonisht aplikojnë në komunën në të cilën banojnë.
Gjithashtu kërkesën tuaj mund të dorëzoni në çdo komunë tjetër, por nëse paraqiten më shumë aplikime, siç janë vendet e lira në kopshtin e përzgjedhur, pastaj për pranim vendos komisioni. Prioritet u jepet fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijëve nga familje të pafavorizuara sociale, në bazë të një certifikate nga Qendra për Punë Sociale. Komuna gjithashtu mund t’u japë përparësi fëmijëve që jetojnë në të njëjtën komunë.
Nëse dëshironi të jepni fëmijën tuaj në një familje edukativo-kujdestare, mund të kontaktoni drejtpërdrejt me edukatorët privatë ose kujdestarët shtëpiak të fëmijëve parashkollorë që ofrojnë këtë shërbim.
Për të regjistruar një fëmijë me nevoja të veçanta, kontaktoni qendrën më të afërt për punë sociale.

KU

  • Lista e kopshteve në Slloveni (në sllovenisht):

http://www.mizs.gov.si/si/delovna_podrocja/direktorat_za_predsolsko_vzgojo_in_osnovno_solstvo/predsolska_vzgoja/seznam_vrtcev_in_varuhov_predsolskih_otrok_na_domu/   

  • Lista e kujdestarëve shtëpiat në Slloveni (në sllovenisht)

http://www.mizs.gov.si/si/delovna_podrocja/direktorat_za_predsolsko_vzgojo_in_osnovno_solstvo/predsolska_vzgoja/seznam_vrtcev_in_varuhov_predsolskih_otrok_na_domu/