Regjistrimi i studentëve nga vendet anëtare të BE/ZEE-së

ÇFARË

Procesi i regjistrimit në një universitet, fakultet, shkollë të mesme, kolegj ose akademi është një proces përmes të cilit studentët duhet të kalojnë për t’u regjistruar në programin e dëshiruar të arsimit të lartë. Nëse jeni shtetas i një Shteti Anëtar të BE/ZEE-së, ju mund të aplikoni për regjistrim nën të njëjtat kushte sikur për shtetasit e Republikës së Sllovenisë.

KUSH

Qytetarët e Shteteve Anëtare të BE/ZEE-së që kanë përfunduar 12 ose 13 vjet shkollim (arsim fillor dhe të mesëm) të cilët kanë kaluar një maturë të përgjithshme ose profesionale (ose arsimim ekuivalent në vendin tuaj të origjinës) apo plotësojnë kërkesat e tjera për regjistrim në një program të caktuar studimi.

KUR

Ka afate të ndryshme të regjistrimit.
Kontrolloni afatet e përcaktuara në konkursin për aplikim të cilat duhet të konsiderohen nga kandidatët: kur janë testet e talenteve specifike, aftësive dhe shkathtësive, kur është afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit

HAPI

HAPI 1: Vendet e lira për regjistrim janë të publikuara në Konkurset për regjistrim (në anglisht): http://portal.evs.gov.si/information-in-english. Konkurset publikohen në shkurt dhe deri në fund të marsit. Ato përmbajnë informacion mbi programet e studimit, kërkesat e regjistrimit, afatet për aplikim dhe procedurën e regjistrimit.

HAPI 2: Plotësoni aplikacionin në portalin eVS (në sllovenisht): https://portal.evs.gov.si/prijava/

Këtu janë video udhëzimet në lidhje me aplikacionin dhe regjistrimin e parë (në sllovenisht): https://www.youtube.com/watch?v=-oNCz0llZK4

Kur ju të plotësoni aplikimin elektronik për regjistrim në web portali, ku hyni me një username dhe password, pastaj duhet printuar atë, që ta nënshkruani dhe dërgoni me post të rekomanduar së bashku me të gjitha dokumentet mbështetëse (adresa ku duhet dërguar shfaqet në këndin e sipërm të majtë të aplikacionit të shtypur për regjistrim ). Nëse keni një certifikatë dixhitale (vlejnë vetëm certifikatat dixhitale sllovene), aplikacionin nuk keni nevoj ta printoni dhe dërgoni me postë (në këtë rast me postë dërgoni vetëm dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me konkursin).

Nëse tashmë keni një certifikatë të arsimit të përfunduar që keni fituar jashtë vendit, ju duhet të dërgoni kopje të përkthyera dhe të vërtetuara të dokumenteve të kërkuara. Ju mund të merrni më shumë informacion direkt në institucionin e arsimit të lartë ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja.

HAPI 3: Nëse numri i studentëve është i kufizuar, suksesi i përgjithshëm i shkollës së mesme (viti 3 dhe 4) dhe suksesi i përgjithshëm në maturën e përgjithshme ose profesionale do të konsiderohen si kriter përzgjedhës; nëse për regjistrim në programe të caktuara kërkohen talente, aftësi dhe shkathtësi të veçanta për regjistrim për programin e zgjedhur studimor, gjithashtu edhe rezultatet e këtyre testeve do merren në konsideratë.

KU

duhet të kontaktoni  drejtpërdrejt me institucionin e arsimit të lartë ku dëshironi të studioni. Atje do të merrni të gjithë informacionin e nevojshëm. Procedura e aplikimit dhe regjistrimi për e studentët e huaj:

Universiteti i Lubjanës – informacion për studentët ndërkombëtarë (në anglisht): https://www.uni-lj.si/study/information/

Universiteti i Mariborit – Procedura e Aplikimit dhe Regjistrimit (në anglisht): https://www.um.si/en/Study/about/Pages/default.aspx

Universiteti i Primorska – informacion mbi regjistrimin (në anglisht): https://www.upr.si/en/study/enrolment

Universiteti i Nova Goricës – Informacion (në anglisht): http://www.ung.si/en/

Informacioni duhet gjithashtu të shtohet edhe për institucionet e pavarura të arsimit të lartë.

KUJDES

Nëse nuk jeni shtetas i një vendi të BE ZEE-së, por keni vendbanim të përhershëm në Slloveni ose jeni ju ose prindërit tuaj rezident në Slloveni dhe nëse keni të miratuar  mbrojtjen ndërkombëtare ose jeni kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, ju mund të regjistroheni në një program arsimor nën të njëjtat kushte si shtetasit slloven.