Regjistrimi i shtetasve të vendeve të treta

ÇFARË

Procesi i pranimit në një universitet apo fakultet është një proces përmes të cilit studentët duhet të shkojnë për t’u regjistruar në një program të arsimit të lartë në universitete dhe fakultete. Nëse jeni shtetas i një vendi jo anëtar të BE/ZEE-së, ose jeni slloven pa shtetësi sllovene, mund të aplikoni për regjistrim si një i huaj. Institucionet e arsimit të lartë çdo vit shpallin vende të lira regjistrimi për studentët e huaj.

 

KUSH

Shtetasit e një vendi jo anëtar të BE/ZEE-së, ose slloven pa shtetësi sllovene të cilët kanë përfunduar 12 ose 13 vjet shkollim (arsim fillor dhe të mesëm) dhe të cilët kanë kaluar një maturë të përgjithshme ose profesionale (ose arsim të barazvlefshëm në vendin tuaj të origjinës) ose plotësojnë kërkesat e tjera për regjistrim në një program të caktuar studimor. Kjo vlen edhe nëse keni përfunduar arsimin e mesëm në Slloveni.

KUR

Për të huajt janë afatet e veçanta. Kontrolloni datat e sakta në thirrjet për regjistrim. Zakonisht në maj apo qershor ju merrni me postë një njoftim me shkrim mbi procedurën e pranimit. Zakonisht, nga mesi i majit deri në fillim të qershorit, zhvillohen testet e  talenteve, aftësive dhe shkathtësive të veçanta. Sigurohuni që të mos humbisni dorëzimin e dokumentacionit shtesë (zakonisht në mes të verës) në mënyrë që të mos e humbni afatin kohor me të cilin kandidatët duhet të kalojnë testin e njohurive të gjuhës sllovene, për aq sa kërkohet për regjistrim në programin e caktuar studimor.

HAPI

HAPI 1: Vendet e lira për regjistrim janë të publikuara në Konkurset për regjistrim http://portal.evs.gov.si/razpisi-za-vpis Konkurset publikohen në shkurt dhe në mars dhe përmbajnë informacion mbi vendet e lira për student të huaj.

HAPI 2: Plotësoni aplikacionin në portalin eVS (në sllovenisht): https://portal.evs.gov.si/prijava/

Këtu janë video udhëzimet në lidhje me aplikacionin dhe regjistrimin e parë (në sllovenisht): https://www.youtube.com/watch?v=-oNCz0llZK4

Kur ju të plotësoni aplikimin elektronik për regjistrim në web portal, ku hyni me një username dhe password, pastaj edhe duhet printuar atë, që ta nënshkruani dhe dërgoni me post të rekomanduar së bashku me të gjitha dokumentet mbështetëse (adresa ku duhet dërguar shfaqet në këndin e sipërm të majtë të aplikacionit të shtypur për regjistrim ). Nëse keni një certifikatë dixhitale (vlejnë vetëm certifikatat dixhitale sllovene), aplikacionin nuk keni nevoj ta printoni dhe dërgoni me postë (në këtë rast me postë dërgoni vetëm dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me konkursin).

Nëse tashmë keni një certifikatë të arsimit të përfunduar që keni fituar jashtë vendit, ju duhet të dërgoni kopje të përkthyera dhe të vërtetuara të dokumenteve të kërkuara.

HAPI 3: Nëse regjistrimi është i kufizuar, procedura e përzgjedhjes përfundon përgjithësisht deri në fund të gushtit. Ju do të merrni një vendim deri në fillim të shtatorit. Nëse jeni të pranuar, duhet të regjistroheni në fakultet ose akademi deri në fund të shtatorit. Nëse nuk jeni pranuar, keni të drejtë të bëni ankesë kundër vendimit. Fakultetet private kanë shpalljen e konkurseve në mënyrë të pavarur, kështu që kontrolloni edhe afatet e tyre.

KU

Duhet të kontaktoni  drejtpërdrejt me institucionin e arsimit të lartë ku dëshironi të studioni. Atje do të merrni të gjithë informacionin e nevojshëm. Procedura e aplikimit dhe regjistrimi për e studentët e huaj në cilin do universitet publik është mirë i sqaruar këtu: :

Universiteti i Lubljanës – informacion për studentët ndërkombëtarë (në anglisht): https://www.uni-lj.si/study/information/

Universiteti i Mariborit – Procedura e Aplikimit dhe Regjistrimit (në anglisht): https://www.um.si/en/Study/about/Pages/default.aspx

Universiteti i Primorska – informacion mbi regjistrimin (në anglisht): https://www.upr.si/en/study/enrolment

Universiteti i Nova Goricës (institucioni privat i arsimit të lartë) – informacioni i regjistrimit (në anglisht): http://www.ung.si/en/study/admissions/

KUJDES

Qytetarët e huaj mund të aplikojnë në të gjitha vendet e disponueshme në programet e doktoraturës.
Tarifat e shkollimit për studime të rregullta nuk paguhen nga shtetasit e shteteve me të cilët Sllovenia ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit ose reciprocitetit (BIH, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Serbia)