Regjistrimi i një kishe ose komuniteti tjetër fetar

ÇFARË

Bashkësia Fetare është një grup personash të organizuar për qëllime fetare. Kisha ose bashkësia fetare në Slloveni mund të krijohet nga çdo kush.

HAPI

HAPI 1: Për të aplikuar për një komunitet të ri fetar, duhet të jepni informacionin e mëposhtëm:

  • Të dhënat personale dhe nënshkrimet e verifikuara të së paku dhjetë anëtarëve aktivë, vendbanimi kryesor i të cilëve është në Slloveni,
  • të dhënat personale të përfaqësuesit të zgjedhur të bashkësisë fetare,
  • një përshkrim i besimit bazë dhe teksteve themelore fetare,
  • akti bazë mbi themelimin e bashkësisë fetare,
  • dëshmi për pagesën e një tarife administrative prej EUR 22.60.

HAPI 2: Tarifën administrative e paguani në llogarinë bankare në vijim:

  • xhiro llogaria: SI56 01100-1000315637,
  • i ref.: 11 33405-7111002-33400414.
  • referenca: 11 33405-7111002-33400414,

HAPI 3: Formularin e aplikimit dhe të gjitha dokumentet e bashkangjitura dorëzoni pranë Ministrisë të Kulturës

KU

Më shumë informacion keni në dispozicion pranë Ministrisë të Kulturës  (në sllovenisht) http://www.mk.gov.si/si dhe http://www.mk.gov.si/si/delovna_podrocja/urad_za_verske_skupnosti/registracija_cerkve_ali_druge_verske_skupnosti/
Maistrova ulica 10, 1000 Ljubljana
Tel: (01) 369 59 00
Email: gp.mk@gov.si