Qëndrimi pas skadimit të vizës ose lejes së qëndrimit

ÇFARË

Nëse brenda shtetit qëndroni më gjatë se sa jeni të lejuar në bazë të vizës ose lejes së qëndrimit dhe nuk bëni një kërkesë për vazhdimin e lejes ose për lëshimin e një leje tjetër qëndrimi, kjo do të thotë që në këtë vend jeni duke qëndruar në mënyrë të paligjshme. Në rast të qëndrimit të paligjshëm, nga vendi duhet të largoheni menjëherë ose në afatin e caktuar nga autoritetet shtetërore.
Qëndrimi pas skadimit të vizës ka pasojat e mëposhtme:

  • Do merrni një vendim kthimi. Në këtë rast nga shteti duhet të largoheni vullnetarisht , brenda afatit të caktuar kohor nga autoritetet shtetërore (ky afat kohor nuk është më i shkurtër se 7 dhe jo më i gjatë se 30 ditë, nga shteti mund të largoheni para skadimit të këtij afati) dhe të paguani gjobën;
  • Nëse nga shteti nuk largoheni vullnetarisht, për ju do nxjerret një vendim tjetër kthimi me mundësinë e vendosjes së masës së refuzimit të hyrjes tuaj në këtë shtet. Periudha e refuzimit të hyrjes tuaj në Slloveni nuk do të jetë më e shkurtë se 6 dhe jo më e gjatë se 5 vjet;
  • Nëse megjithatë nga shteti nuk largoheni brenda afatit kohor të caktuar për largimin tuaj vullnetar, do të dëboheni. Kjo do të thotë që policia ju çon në kufirin shtetëror duke ju përcjellur andej kufirit ose ju dorëzonë autoriteteve të vendit kufitar.

KU

Më shumë informacion në lidhje me qëndrimin e paligjshëm, siç për shembull qëndrimi pas skadimit të vizës ose lejes së qendrimit, mund të gjeni këtu:
(në sllovenisht): https://www.policija.si/index.php/sl/delovna-podroja/mejne-zadeve-in-tujci
(në anglisht): https://www.policija.si/eng/index.php/areasofwork/bordermattersandforeigners

Autoriteti kompetent në rast të qëndrimit pas skadimit të vizës është:
Ministria e Punëve të Brendshme, Policia
Štefanova 2
1501 LJUBLJANA
Tel.: +386 1 428 40 00
http://www.policija.si/eng/index.php
E-mail: gp.policija@policija.si