Punonjësit

ÇFARË

Nëse dëshiron të qëndroni dhe punoni në Slloveni si një person i punësuar ose i vetëpunësuar, duhet të aplikoni për leje të njëtrajtshme qëndrimi dhe leje pune.

SI

Kërkesën për lejen e njëtrajtshme të qëndrimit dhe të punës mund të dorëzoni personalisht në misionin diplomatik të Republikës së Sllovenisë, ku gjithashtu personalisht edhe e tërheqni atë. Kërkesa për këtë leje pranë Njësisë administrative të Republikës së Sllovenisë mund të dorëzohet edhe nga punëdhënësi juaj. Përveç përmbushjes së kushteve themelore, duhet të paraqisni edhe prova tjera të nevojshme për punën e caktuar ose punësimin, p.sh. kontratën e punës, vërtetimin, etj.
Lejen e parë të njëtrajtshme qëndrimi dhe të punës duhet ta siguroni para se të hyni në Slloveni, ajo ju lëshohet për periudhën e kohëzgjatjes së kontratës së punësimit apo nënkotratës për punë, më së shumti për një vit.

Më shumë informacion në lidhje me punën në Slloveni mund të gjeni këtu
(në anglisht): http://english.ess.gov.si/the_info_point_for_foreigners/working_in_slovenia
(në sllovenisht): https://www.ess.gov.si/tujci/delo_v_sloveniji

KU

Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/
Listën e njësive administrative mund të gjeni këtu (në sllovenisht): http://www.upravneenote.gov.si/