Punësimi i qytetarëve të BE/ZEE-së dhe qytetarëve të Zvicrës

ÇFARË

Qytetarët nga BE-ja, ZEE-ja dhe Zvicra kanë qasje të lirë në tregun e punës në Slloveni dhe mund të punojnë, të punësohen ose të vetëpunësohen nën të njëjtat kushte si shtetasit sllovenë. Kjo vlen për qasjen në konkurseve të vendeve të punës, kushtet e punës dhe përfitimet sociale dhe fiskale. Kontributet e sigurimeve shoqërore (sigurimi pensional dhe invalidor, sigurimi i papunësisë) të paguara nga shtetas të BE/ZEE dhe shtetasve zviceranë gjithashtu mund të transferohen në vendin e banimit. Kjo do të thotë se gjatë kryerjes së punës dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore në Slloveni kjo periudhë konsiderohet të jetë një periudhë e përbashkët e punësimit në vendin ku banoni.

KUSH

Qytetarët e Shteteve Anëtare të BE-së ose ZEE-së dhe shtetasve zviceranë.

SI

Në Slloveni ju mund të gjeni punë në portalet online, siç është EURES që ofron vende pune në Evropë. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Këshilltarin EURES në vendin tuaj, i cili do t’ju këshilloj para se të filloni një kërkim pune, gjatë punës dhe pas kthimit në shtëpi. Konkurset për punë në EURES klasifikohen sipas kategorive të ndryshme (zona e punës, vendi, etj.). Ju gjithashtu mund të shkarkoni CV-në tuaj në portalin EURES, i cili më pas është i disponueshëm për punëdhënësit në Evropë.

MIRË ËSHTË TA DINI

Punëtorët me profesione të rregulluara, siç infermieret e mjekësisë së përgjithshme, farmacistët, fizioterapeutët, agjentët e pasurive të paluajtshme dhe udhëzuesit e malit, shkaku i Kartës Profesionale Evropiane (European Professional Card – EPC) mund të kryejnë profesionet e tyre në Shtetet Anëtare të BE-së me kufizime më të vogla kualifikimesh profesionale. Karta Profesionale Evropiane është një çertifikatë që synon lehtësimin e lëvizshmërisë së këtyre profesioneve nëpërmjet një procedure të thjeshtuar për njohjen e kualifikimeve profesionale në Slloveni. Më shumë informacion mund të gjeni këtu (në anglisht):
http://europa.eu/youreurope/citizens/work/professional-qualifications/professional-bodies-language-requirements/index_en.htm