Provimet në fund të shkollës së mesme

ÇFARË

Në fund të shkollës së mesme, nxënësit duhet të kalojnë një provim për të dëshmuar njohuritë që kanë fituar gjatë arsimit të mesëm.

  • Matura e përgjithshme

Matura e përgjithshme është një provim me të cilin përfundoni arsimin e mesëm të përgjithshëm ose gjimnazin. Duke përfunduar me sukses maturën ju keni mundësi të studioni në një universitet ose në një program të arsimit të lartë profesional.

  • Matura profesionale

 Matura profesionale është një provim me të cilin përfundoni arsimin e mesëm profesional. Me përfundimin e kësaj mature profesionale ju mund të regjistroheni në programe të larta profesionale. Duke kaluar provimin individual në kuadër të maturës së përgjithshme ju mund të regjistroheni edhe në programe të caktuara të studimeve universitare.

 Provimi përfundimtar

 Me kalimin e provimit përfundimtar ju do të merrni një arsim profesional të ulët apo të mesëm. Pas fitimit të një profesioni, ju mund të punoni ose të vazhdoni shkollimin tuaj.

SI

Për kalimin e provimit ju duhet të aplikoni brenda afatit të caktuar. Aplikimin mund ta dorëzoni në shkollën tuaj ose në shkollën ku dëshironi të kaloni provimin. Aplikacionin e plotësuar mund ta dërgoni me postë ose ta dorëzoni personalisht. Formularët/aplikacionet janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit (në sllovenisht): https://e-uprava.gov.si/si

KUR

Matura dhe matura profesionale zakonisht zhvillohen në fund të vitit shkollor, në muajin maj dhe qershor, por edhe në gusht dhe shtator.
Provimi përfundimtar mbahet në pranverë, vjeshtë dhe dimër; Komisioni shkollor publikon detajet e provimeve për çdo vit shkollor deri në 31 janar për vitin e ardhshëm shkollor.

KU

Matura, matura profesionale dhe provimi përfundimtar zakonisht kryhen në shkollën tuaj të mesme ose në shkollën e mesme ku keni mbaruar vitin e fundit të shkollor.
Më shumë informacion rreth provimeve përfundimtare, datave mund të lexoni këtu:
Qendra Kombëtare e Provimeve (në sllovenisht)
https://www.ric.si/splosna_matura/splosne_informacije/