Programet e shkollës fillore për të rritur

ÇFARË

Arsimi formal mundëson marrjen e një edukimi të pranuar zyrtarisht ose një dokumenti të vlefshëm zyrtar. Programi i shkollës fillore për të rritur është në dispozicion për të gjithë ata që nuk kanë përfunduar shkollën fillore. Gjuha e të mësuarit është sllovene.

SI

Nëse dëshironi të regjistroheni në një shkollë fillore për të rritur, kontaktoni institucionet që zbatojnë këtë program. Nëse jeni i regjistruar si person i papunë, në lidhje me këtë mund të pyesni këshilltarin tuaj pranë Entit të Republikës së Sllovenisë për punësim. Shkolla fillore për të rriturit është falas.
Qytetarët e huaj me vendbanim të përhershëm në Republikën e Sllovenisë (tatimpaguesit në Republikën e Sllovenisë) mund të regjistrohen në programet zyrtare të arsimit të të rriturve nën të njëjtat kushte si shtetasit slloven.

KU

Arsimi fillor për të rritur është i organizuar në shkollat ​​fillore për të rritur dhe në universitete popullore. MIZŠ
http://www.mizs.gov.si/delovna_podrocja/direktorat_za_predsolsko_vzgojo_in_osnovno_solstvo/osnovno_solstvo/