Programet e shkollave të mesme për të rriturit

ÇFARË

Arsimi formal mundëson marrjen e një edukimi të pranuar zyrtarisht ose një dokumenti të vlefshëm zyrtar. Në programet e arsimit të mesëm mund të regjistroheni nëse plotësoni kriteret e kërkuara të pranimit. Në dispozicion janë programet e mëposhtme të shkollës së mesme:

  • arsimi i ulët profesional,
  • arsimi i mesëm profesional,
  • arsimi i mesëm profesional dhe teknik,
  • programet e arsimit profesionalo-teknik,
  • gjimnazi,
  • kursi i maturës.

Gjuha e të mësuarit është sllovene.
Shtetasit e huaj me vendbanim të përhershëm në Republikën e Sllovenisë (tatimpaguesit në
Republikën e Sllovenisë) mund të regjistrohen në programet zyrtare të arsimit për të rritur nën të njëjtat kushte si shtetasit sllovenë.

MIRË ËSHTË TA DINI

Me qëllim që të rriturit të marrin informacionin e nevojshëm pa pagesë, brenda Qendrës Andragogjike në Slloveni është organizuar një rrjet prej 14 qendrash rajonale të edukimit për të rritur – qendrat ISIO. Aty mund të merrni informacion, udhëzime dhe ndihmë në marrjen e vendimeve, nëse do merrni pjesë në forma dhe mënyra të ndryshme të arsimit dhe edukimit, me të cilin mund të kualifikoheni.

 

KU

Programet e shkollave të mesme për të rritur zhvillohen nga shkollat e zakonshme, universitetet popullore dhe institucionet tjera arsimore. Më shumë informacion mbi arsimin për të rriturit mund të gjeni pranë Qendrës Andragogjike (ACS). Më shumë në lidhje me ACS mund të gjeni këtu: (në sllovenisht) http://www.acs.si (në anglisht): http://www.acs.si/index.cgi?lang=4