Pjesëmarrja dhe mungesa në shkollë

ÇFARË

Shkolla fillore është e detyrueshme, të gjithë nxënësit duhet të ndjekin mësimet rregullisht.

KUSH

Të gjithë nxënësit.

SI

Nëse fëmija juaj sëmuret, për mungesën e tij duhet ta informoni shkollën përmes telefonit ose postës elektronike, brenda pesë ditëve nga mungesa e tij, përndryshe shkolla do t’ju kontaktojë. Kur fëmija kthehet në shkollë, ai/ajo duhet të sigurojë një letër me nënshkrimin e prindërve përmes së cilës arsyetohet mungesa shkaku i sëmurjes.

Nëse planifikoni mungesën e fëmijës (për arsye udhëtimi etj.), në shkollë duhet të dërgoni paraprakisht një kërkesë me shkrim. Nëse mungesa e fëmijës nuk është më e gjatë se pesë ditë në vit, duhet të merrni një miratim nga kujdestari i klasës. Nëse mungesa kalon pesë ditë në vit, vendos drejtori i shkollës.

KUR

Mungesë e paplanifikuar – informoni shkollën brenda pesë ditëve nga mungesa e tij.

Mungesë e planifikuar – paraprakisht dërgoni një kërkesë me shkrim.

KU

Shkolla fillore në të cilën fëmija juaj është i regjistruar.