Përshkrimi i sistemit të shkollës fillore

ÇFARË

Të gjithë fëmijët në Slloveni kanë të drejtë në arsimin e detyrueshëm fillor, nën të njëjtat kushte. Arsimi fillor zhvillohet:

  • në shkollat publike (arsimi në shkollat publike është pa pagesë),
  • në shkollat private,
  • si edukim në shtëpi.

Arsimi fillor në Slloveni është i organizuar si një shkollë e vetme 9-vjeçare për nxënësit nga mosha gjashtë deri në pesëmbëdhjetë vjeç ose deri në përfundimin e detyrimeve të shkollës fillore. Drejtohet nga shkollat fillore publike dhe private, si dhe institucionet për edukimin dhe trajnimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe për të rriturit nga organizatat për arsimin e të rriturve.

KUSH

Të gjithë fëmijët që jetojnë në Slloveni kur arrijnë moshën gjashtëvjeçare.
Qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së, shtetasit sllovenë pa shtetësi dhe përfituesit e mbrojtjes ndërkombëtare (refugjatët) mund të trajnohen nën të njëjtat kushte si shtetasit sllovenë.

SI

Ju duhet të regjistroni fëmijën tuaj në klasën e parë të shkollës fillore në vitin kalendarik në të cilin ai i plotëson gjashtë vjet. Prindërit kanë të drejtë të regjistrojnë një fëmijë në një shkollë fillore publike në një mjedis shkollor ku fëmija qëndron përgjithmonë ose përkohësisht dhe shkolla është e detyruar ta regjistrojë atë. Në një shkollë tjetër fillore mund ta regjistroni nëse shkolla pajtohet. Megjithatë, në shkollat private, fëmijët mund të regjistrohen pavarësisht nga mjedisi.

KUR

Regjistrimi në vitin e ardhshëm shkollor bëhet direkt në shkollë, në muajin shkurt për vitin e ardhshëm shkollor. Mësimi zgjat nga 1 shtatori dhe përfundon më 24 qershor të vitit në vijim.

 

MIRË ËSHTË TA DINI

Gjuha e shkollës fillore është sllovene. Gjuha e mësimit në shkollat fillore në gjuhën e bashkësisë nacionale është italisht, ndërsa në shkollat fillore dygjuhëshe sllovenisht dhe hungarisht.
Për arsimimin e fëmijëve që janë anëtarë të komunitetit rom, fëmijët që janë shtetas të vendeve të treta dhe fëmijët pa shtetësi, egzistojnë rregullat e veçanta.
Fëmijët, gjuha amtare e të cilëve nuk është sllovene, kanë të drejtën e orëve shtesë të sllovenishtes.
Fëmijëve të cilët janë përfitues të mbrojtjes ndërkombëtare i jepet një program dyvjeçar i mësimit të gjuhës sllovene, i cili zbatohet në formë të orëve shtesë në shkollë.