Përfaqësimi ligjor i të miturve të pashoqëruar

ÇFARË

Detyra e përfaqësuesit është të përfaqësojë të miturin në procedurat ligjore dhe administrative, të mbrojë të drejtat dhe interesat e tij, t’i japë atij mbështetje psikologjike, t’i mundësojë atij të angazhohet në aktivitete të kohës së lirë dhe në një mjedis të ri. Përfaqësuesi gjithashtu mund të iniciojë një proces ribashkimi familjar. Të të miturve të pashoqëruar të cilët janë refugjatë që vijnë në Slloveni u caktuhet një përfaqësues ligjor nga Qendra për punë sociale.

MIRË ËSHTË TA DINI

Si përfaqësues i fëmijëve të pashoqëruar dhe fëmijëve të vetëm janë edhe vullnetarët e trajnuar nga organizata joqeveritare Filantropia Sllovene. Ndihma e tyre përfshin:

  • shërbimet e kujdestarisë dhe ndihma psikosociale për fëmijët e pashoqëruar,
  • sigurimin e përfaqësuesve si dhe promovimin dhe koordinimin e rrjetit të përfaqësuesve dhe përkthyesve jozyrtarë,
  • ndihmë për mësim dhe mësim të gjuhës sllovene,
  • aktivitete sociale, sportive dhe kulturore,
  • mbrojtje,
  • Organizata është anëtare e Programit të Fëmijëve të Pashoqëruar në Evropë.

Më shumë informacion: Filantropia Sllovene, Poljanska cesta 12, Ljubljana 1000, T: +386 1 43 01 288, +386 43 34 024, +386 43 35 106, E: info@filantropija.org,  (në sllovenisht)  http://www.filantropija.org

KU

Ministria e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kotnikova 28
1000 Ljubljana, T: +386 1 369 77 00, E: gp.mddsz@gov.si