Nxënësit

ÇFARË

Nëse jeni student dhe dëshironi të aplikoni për një leje qëndrimi të përkohshëm, ju duhet të plotësoni kërkesat themelore dhe të jepni dëshmi të regjistrimit në universitet, shkollë ose program tjetër arsimor, shkëmbim të studentëve, trajnim etj. Ju gjithashtu duhet të paraqisni dëshmi të mjeteve të mjaftueshme për jetesë, të cilat duhet të jenë në një shumë të barabartë të paktën me të ardhurat minimale mujore në Slloveni, një deklaratë me shkrim nga prindërit tuaj (ose përfaqësuesi ligjor) ku ata deklarojnë se do t’ju mbështesin gjatë studimeve tuaja.

SI

Lejen e qëndrimi të përkohshëm duhet të merrni para se të hyni në Slloveni (përveç rasteve të jashtëzakonshme të parashikuara me ligj). Kërkesën duhet dorëzuar në misionin diplomatik ose konsullor të Republikës së Sllovenisë. Nëse plotësoni të gjitha kushtet, njësia administrative kompetente e lëshon lejen, të cilën duhet ta merrni personalisht në vendin e aplikimit. Më shumë informacion në lidhje  me lejen e qëndrimit të përkohshëm mund të gjeni këtu (në gjuhën angleze dhe sllovene):
http://www.mnz.gov.si/en/services/slovenia_your_new_country/residence_permit_for_the_third_country_national/temporary_residence_permit/

MIRË ËSHTË TA DINI

Nëse jeni mbajtës i lejes së qëndrimit të përkohshëm me qëllim studimi, të lëshuar nga një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Evropian, mund të qëndroni në Slloveni deri në tre muaj nga dita e hyrjes në vend ose deri në skadimin e lejes, nëse është më herët. Nëse dëshironi të vazhdoni qëndrimin tuaj në Slloveni, duhet të merrni lejen e qëndrimit të përkohshëm në njësinë administrative të zonës në të cilën banoni.

KU

Informacion mbi përfaqësitë e Republikës së Sllovenisë në botë:
(në anglisht): http://www.mzz.gov.si/en/representations_abroad/
(në sllovenisht): http://www.mzz.gov.si/si/predstavnistva_po_svetu/