Ndihmë sociale e jashtëzakonshme financiare për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve funerale – varrimin

ÇFARË

Kjo ndihmë financiare u paguhet anëtarëve të familjes së të ndjerit, të cilët nuk mund të përballojnë pagesën e funeralit.
Më shumë informacion mund të gjeni në:
https://e-uprava.gov.si/podrocja/sociala-zdravje-smrt/smrt/pogrebnina-posmrtnina.html
http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/sociala/pogrebnina_in_posmrtnina/

KUSH

Këtë të drejtë mund ta merrni nëse:

  • jeni shtetas i Sllovenisë,
  • jeni mbajtësi i një leje qëndrimi të përhershëm me adresë të përhershme të regjistruar në Slloveni,
  • jeni një anëtar i familjes të personit të vdekur (një bashkëshort ose person me të cilin ai ose ajo kishte jetuar në një bashkësi të pamartuar ose partneritet të regjistruar të gjinisë së njëjtë, fëmijët dhe fëmijët nën kujdestari, prindërit ose një person me të cilin njëri nga prindërit jeton në një martesë ose në një bashkësi të pamartuar ose në një partneritetet e të njëjtes gjini,
  • varrimi është i organizuar në Slloveni
  • në ditën e vdekjes së personit të vdekur, keni të drejtë tek ndihma sociale financiare,

OSE

  • Të ardhurat tuaja ose të ardhurat totale të familjes suaj nuk e tejkalojnë cenzusin e caktuar ligjor.

SI

Kur organizoni një funeral, kërkoni shërbimin e varrimit për t’ju dhënë një vlerësim paraprak të kostos. Kur paguani shërbimin e varrimit, ruajeni faturën. Brenda një viti pas vdekjes së të ndjerit, mund të aplikoni në qendrën për punë sociale, aplikacionit i bashkëngjitni certifikatën e vdekjes dhe faturën ose vlerësimin paraprak të kostos së funeralit.
Nëse keni nevojë dhe nuk mund ta paguani funeralin, shërbimi i varrimit do t’ju dërgojë në qendrën për punë sociale ku mund të paraqisni kërkesën menjëherë. Qendra gjithashtu menjëherë do të nxjerrë një vendim në mënyrë që të mbuloni koston e funeralit.

KUR

Brenda një viti nga vdekja e personit të vdekur.

KU

Rekomandohet që të aplikoni në të njëjtën Qendër për Punë Sociale, ku keni aplikuar edhe për ndihmë sociale financiare.
Lista e qendrave për punë sociale https://www.scsd.si/seznam-centrov-za-socialno-delo.html

Ministria e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Kotnikova 28
1000 Ljubljana
Slovenija
Tel.: +386 1 369 77 00
http://www.mddsz.gov.si
Email: gp.mddsz@gov.si