Ndihmë e jashtëzakonshme financiare për vdekjen e një anëtari të familjes.

ÇFARË

E drejta për një ndihmë të jashtëzakonshme financiare (pas vdekjes) mund të zbatohet nga të afërmit e personit të vdekur, nëse ata kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale financiare, nën kusht që të ardhurat e tyre nuk e kalojnë cenzusin ligjor.

Më shumë informacion mund të gjeni në:
https://e-uprava.gov.si/podrocja/sociala-zdravje-smrt/smrt/pogrebnina-posmrtnina.html

http://www.mddsz.gov.si/si/delovna_podrocja/sociala/pogrebnina_in_posmrtnina/

KUSH

Këtë të drejtë mund ta merrni nëse:

  • jeni shtetas i Sllovenisë,
  • jeni mbajtësi i një leje qëndrimi të përhershëm me adresë të përhershme të regjistruar në Slloveni,
  • jeni një anëtar i familjes të personit të vdekur (një bashkëshort ose person me të cilin ai ose ajo kishte jetuar në një bashkësi të pamartuar ose partneritet të regjistruar të gjinisë së njëjtë, fëmijët dhe fëmijët nën kujdestari, prindërit ose një person me të cilin njëri nga prindërit jeton në një martesë ose në një bashkësi të pamartuar ose në një partneritetet e të njëjtes gjini,
  • në ditën e vdekjes së personit të vdekur, keni të drejtë tek ndihma sociale financiare,
    OSE
    Të ardhurat tuaja ose të ardhurat totale të familjes suaj nuk e tejkalojnë cenzusin e caktuar ligjor.

SI

Këtë të drejtë mund ta kërkoni pranë Qendrës për Punës Sociale ku dorëzoni një aplikacion, të cilit i bashkëngjitni certifikatën e vdekjes nëse ky informacion ende nuk është në regjistër.

KUR

Brenda një viti nga vdekja e personit të vdekur.

MIRË ËSHTË TA DINI

Kjo ndihmë i jepet vetëm një personi që ka aplikuar, që do të thotë se përfituesi mund të jetë vetëm një person nga familja.

KU

Ju mund të aplikoni përnë cilës do qendër pëe punës sociale – lista e qendrave për punë sociale
https://www.scsd.si/seznam-centrov-za-socialno-delo.html
Ministria e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Kotnikova 28 1000 Ljubljana
Slovenija
Tel.: +386 1 369 77 00
http://www.mddsz.gov.si
Email: gp.mddsz@gov.si