Ndihma eksperte shtesë në mësimin e gjuhës sllovene për fëmijët emigrantë në shkollën fillore

ÇFARË

Nxënësit që nuk janë folës të natyrshëm të gjuhës sllovene vizitojnë orë shtesë gjatë dy viteve të para të shkollimit në Slloveni. Para se të fillojnë të ndjekin shkollën fillore, ata ndjekin një program 20-orësh që quhet trajnim fillestar. Kur fillojnë të ndjekin mësimet e rregullta, për dy vjet tjera të ardhshme mund të ndjekin mësime shtesë të gjuhës sllovene me ndihmë profesionale, të cilën e quajmë trajnim vazhdues.

KUSH

Fëmijët kanë të drejtë për një kurs të gjuhës shtesë për dy vitet e para pas hyrjes në sistemin arsimor në Slloveni.

SI

Kur një fëmijë ka nevojë për ndihmë shtesë në mësimin e gjuhës sllovene, shkolla i paraqet pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit një kërkesë për ndihmë profesionale shtesë.